Ndalohet ndezja e zjarrit të hapur në pyll dhe në një distancë prej 200 m nga buza e pyllit, përveç në vendet e përcaktuara dhe të shënuara, në përputhje me masat e përcaktuara për mbrojtjen nga zjarri (Nen. 46. I Ligjit mbi mbrojtjen nga zjarret – “gazeta zyrtare e RS”, numër 111/2009, 20/2015 dhe 87/2018- ligji tjetër).
Shoqëria ekonomike, kooperativa bujqësore, enti ose subjekti juridik, ndërmarrëse dhe bujku që ushtron punë korrjesh është i obliguar t’i ndërmerr masat e veçanta të mbrojtjes së drithrave nga zjarri.
(Nen. 49. i Ligjit mbi mbrojtjen nga zjarret – “Gazeta zyrtare e RS”, numër 111/2009, 20/2015 dhe 87/2018- ligji tjetër).
Ndalohet ndezja e mbetjeve të të mbjellurave, ndrzja e mbeturinave në ambiente të hapura dhe ndezja e mbetjeve bimore.
(Nen. 50. i Ligjit mbi mbrojtjen nga zjarret – “Gazeta zyrtare e RS”, numër 111/2009, 20/2015 dhe 87/2018- ligji tjetër).
Për mosrespektimin e këtyre dispozitave ligjore , do të aplikohen këto masa:
- Personi i cili e ka shkaktuar zjarrin është i obliguar t’ia kompensoj Njësisë për zjarrëfikëse-shpëtim shpenzimet e intervenimit, në pajtim me dispozitë të veçantë,
(Nen. 50. Parag. 1. i Ligjit mbi mbrojtjen nga zjarret – “Gazeta zyrtare e RS”, numër 111/2009, 20/2015 dhe 87/2018- ligji tjetër).
- Me dënim në të holla prej 10.000 – 50.000,00 dinarë do të gjobitet për kundërvajtje personi fizik:
Nëse ndez zjarr në ambient të hapur në pyll dhe në distancë më të vogël se 200 m nga skaji i pyllit,
(Nen. 48. parag. 1. pika 2. i Ligjit mbi mbrojtjen nga zjarret – “Gazeta zyrtare e RS”, numër 111/2009, 20/2015 dhe 87/2018- ligji tjetër).
Nëse gjatë të korrurave nuk i ndërmerr masat e veçanta të mbrojtjes së të mbjellurave nga zjarri,
- Me dënim në të holla prej 10.000,00 dinarë do të gjobitet për kundërvajtje personi fizik:
- Nëse i ndez mbetjet e të mbjellurave, mbeturinave dhe mbetjet bimore në ambient të hapur
(Nen. 84 parag. 2. i Ligjit mbi mbrojtjen nga zjarret – “Gazeta zyrtare e RS”, numër 111/2009, 20/2015 dhe 87/2018- ligji tjetër).
Komuna e Bujanocit
Shtabi për situata të jashtëzakonshme
Scanned documenti 03-11-2025 09.05
Last modified: 11/03/2025