Српски|Shqip|

NJOFTIM PËR PUNIME NË RRUGË DHE REGJIM TË RI TË QARKULLIMIT TË TRAFIKUT

19/08/2020

Njoftojmë qytetarët e komunës së Bujanocit dhe më gjërë se përshkak të punimeve në rrugën kryesore Karagjorgje Peteoviq që fillon nga Posta e qytetit në drejtim të parkut të qytetit do të pezullohet trafiku rrugor për arsye të rekonstruimit të kësaj rruge.
I gjithë trafiku në drejtim të Shtëpisë së Shëndetit, Stacionit Policor do të qarkullojë në rrugën “Bore Stankoviqa”, e cila do të qarkullojë në dy kahje dhe një pjesë e rrugës “Karagjorgja Petroviqa” (kjo rrugë do të jetë e lirë për trafik në dy kahje). Në rrugët e lartëpërmendura parkingjet publike do të pezullohen përkohësisht për të lejuar kalimin e automjeteve në dy kahje, ndërsa ky regjim i qarkullimit është planifikuar për periudhën nga 19.08.2020 deri në momentin e kryerjeve të punimeve.
Paraprakisht falemnderojmë qytetarët për mirëkuptim duke i ftuar që ta respektojnë pezullimin e përkohshëm të komunikacionit me qëllim që ekzekutimi i punimeve të bëhet sa më parë.

Last modified: 19/08/2020

Comments are closed.