Shërbimi bujqësor i komunës së Bujanocit i njofton prodhuesit bujqësorë, veçanërisht ata bujqë që janë të interesuar për kultivimin e duhanit, që të aplikojnë për regjistrim me sipërfaqen dhe numrin e parcelës kadastrale në shërbimin bujqësor të administratës komunale të komunës së Bujanocit, Zyra Nr. 308.
Ju njoftojmë se Oda Agrare e Prodhuesve Bujqësorë të Serbisë dhe Komuna e Bujanocit kanë arritur një marrëveshje për të ndihmuar fermerët që përsëri të fillojnë me prodhimin e duhanit. Është dakorduar që të bëhen përgatitje cilësore për vitin e ardhshëm, pra për vitin 2022, në mënyrë që të bëhet gjithçka që është e nevojshme sipas Ligjit dhe periudhës agro-ekonomike që kjo prodhimtari të jetë e suksesshme.
Oda Agrare së bashku me Agjencinë e Duhanit për marrjen e lejeve për prodhimin e duhanit nga ne po kërkojnë listën e prodhuesve të mundshëm si dhe sipërfaqet me numër kadastral të parcelave në të cilat do të mbillet duhani si dhe vendbanimet ku do të prodhohej duhani.
Mund të themi me siguri se Agjencia e Duhanit do të ishte shumë e lumtur të lëshonte të gjitha lejet e nevojshme për të rifilluar prodhimin në komunën e Bujanocit, ku tradicionalisht prodhohet duhani me cilësi më të lartë në rajon, është siguruar edhe kompanija që do të bënte kontrata me prodhuesit nën kushtet e tregut në kënaqësinë e të dyja palëve.
Për këto arsye, Shërbimi bujqësor fton të gjithë prodhuesit e mundshëm të lajmërohen dhe regjistrohen. Regjistrimi bëhet në zyrën nr. 308 apo përmes një formulari të plotësuar përmes faqes së internetit www.bujanovac.rs e të dërgohen në imejl adresën : poljoprivreda@bujanovac.rs
Last modified: 13/10/2021