Shqiprim Musliu është i lindur më 29.12.1990 në fshatin Konçul, komuna e Bujanocit.
Shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm e ka vazhduar në Gjilan në Shkollën e mesme “Arbëria” në profilin e agrobiznesit dhe teknologjisë. Studimet universitare i vazhdoi në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Fakultetin e Ekonomisë në drejtimin Financë dhe Kontabilitet.
Pas mbarimit të studimeve është angazhuar në Këshillin Kombëtar Shqiptar në rolin e shefit të Finanacave.
Në jetën publike është angazhuar që në studime, ndërsa që nga viti 2018 drejton Lëvizjen e Progresit Demokratik si kryetar i saj, pas realiteteve të reja të cilat u krijuan me vdekjen e ish-kryetarit të LPD-së, ish-kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Jonuz Musliu.
Që nga 22 korriku 2020 është emëruar Zëvendës Kryetar i Komunës së Bujanocit.
Është i martuar me Lindita Musliun dhe kanë dy djem, Lirin dhe Jonuzin.
Last modified: 05/05/2021