Enti republikan për statistika ka shpallur listen Preliminare të kandidatëve për regjistrues të cilët ftohen në trajnim.
Listën preliminare mund ta shikoni – këtu.
Të drejtën e parashtrimit të kundërshtimin në Listën preliminare e kanë të gjithë kandidatët të ciët kanë marrë pesë në procedure e përzgjedhjes.
Afati për parashtrimin e kundërshtimit është 21.gusht 2022 deri ora 16.00.
Kundërshtimi mund të parashtrohet ekskluzivisht nëpërmjet postës elektronike në email adresën e Komisionit për regjistrim të komunës/qytetit në të cilën kandidati ka konkuruar. Email adresat e Komisionit për regjistrim mund të i shikoni – këtu.
Në shqyrtim mund të miren parasysh ekskluzivisht kundërshtimet e arsyetuara, me të dhënat bazë të parashtruesit (emir dhe mbiemri, numri rendor i lajmërimit, emërtimi i komunës/qytetit ku është dor[zuar aplikacioni në Thirrjen publike për angazhimin e regjistruesve).
Kundërshtimet do të shqyrtohen më së voni deri më 22.gusht 2022 deri në orën 16.00.
Kandidatët të cilët paraqesin këndërshtim, përgjigjen do të marrin nëpërmjet postës elektronike, në adresën me të cilën ata kanë parastruar kundërshtimin.
Kandidatët të cilët nuk janë të kënaqur me përgjigjen ndaj kundërshtimit të tyre Komisionit për regjistrim., mund të paraqesin ankesë Entit republican për ankesë, më së voni deri më 23.gusht 2022 deri ora 16.00, eklskuzivisht nëpërmjet postës elektronike në adresën pravnapopis@stat.gov.rs.
Në shqyrtim nga ana e Entit republikan për statistika do të mirren parasysh ekskluzibisht ankesat e arsyetuara, me të dhënat bazë të parashtruesit të ankesës (emir dhe mbiemri, numri rendor i lajmërimit, komuna për të cilën është lajmëruar kandidati), me të cilën do të dorëzohen dokumentat si më poshtë:
-
kundërshtimi i dorëzuar Komisionit kompetent për regjistrim;
-
përgjigjëja në kundërshtim i Komisionit për regjistrim..
Ankesat do të shqyrtohen më më së voni deri më 26.gusht 2022 deri në orën 8.00.
Kandidatët të cilët parashtrojnë ankesë, përgjigjen do të marrin nëpërmjet postës elektronike, në adresën prej të cilës ata kanë parashtruar ankesë.
Lista përfundimtare e kandidatëve për regjistrues, të cilët ftohen në trajnim do të shpallet më 26.gusht 2022 në orën 16.00.
Last modified: 20/08/2022