Në kuadër të zbatimit të programit të efikasitetit energjetik të Komunës së Bujanocit për vitin 2022, ndërkaq me qëllim të mbështetjes financiare të ekonomive familjare në procesin e rehabilitimit energjetik për vitin 2022 (në tekstin e mëtejmë Programi), shpallet Konkurs publik për qëllimin e zgjedhjes së subjekteve ekonomike të angazhuara në prodhim, shërbime dhe punime në rehabilitimin energjetik të objekteve të banimit. Masat e rehabilitimit energjetik në ekonomitë familjare të parashikuara me Program, zbatohen përmes bashkëpunimit me subjekte ekonomike të angazhuara në prodhim, shërbime dhe punime në rehabilitimin të objekteve të banimit të ekonomive familjare, ndërkaq shfrytëzuesit përfundimtar të fondeve të pakthyeshme janë ekonomitë familjare në territorin e komunës së Bujanocit. Ekonomitë familjare të cilat e realizojnë të drejtën në bashkëfinancim mund të blejnë të mira ose shërbime ekskluzivisht nga subjektet ekonomike të përzgjedhura përmes këtij Konkursi publik.
1. zëvendësimi (blerja dhe instalimi) i dritareve dhe dyerve të jashtme dhe elementeve të tjerë transparentë të mbështjellësit termik me vetitë e duhura termike, ndaj ambienteve të pangrohura, në shtëpitë familjare dhe apartamentet, me punët shoqëruese të ndërtimit.
2. instalimi dhe blerja e materialeve për termoizolim të mureve, dyshemeve në tokë dhe pjesëve të tjera të mbështjellësit termik sipas hapësirës së pa ngrohur për shtëpitë familjare dhe komunitetet e banimit, me përjashtim të çatisë dhe tavaneve për shtëpitë familjare dhe komunitetet e banimit.
3. montimi dhe blerja e materialeve për termoizolim nën çati për shtëpi familjare
4. furnizimi dhe instalimi i kaldajave me biomasë (pelet druri, briketa, copëza druri), ngrohës të hapësirës ose zëvendësimi i ngrohësve ekzistues (bojler ose sobë) me ato më efikase, për shtëpitë familjare, apartamente dhe komunitete banimi.
5. ndërrimi i rrjetit ekzistues ose instalimi i rrjetit të ri të tubacioneve, ngrohësve të radiatorëve dhe aksesorëve shoqërues për shtëpitë familjare, banesat dhe pallatet e banimit.
6. furnizimi dhe instalimi i pompave të nxehtësisë dhe instalimeve përcjellëse të sistemit të ngrohjes (ngrohës hapësinor ose ngrohës i kombinuar) për shtëpitë familjare.
7. Prokurimi dhe instalimi i kolektorëve diellorë në instalimin për përgatitjen qendrore të ujit të ngrohtë shtëpiak për ngrohjen e ujit të ngrohtë sanitar shtëpiak dhe instalimet përcjellëse të sistemit të ngrohjes për shtëpitë familjare.
MODELI I THIRRJES PUBLIKE PER REHABILITIM ENERGJETIK 2022
Last modified: 24/05/2022