Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (në tekstin e mëtejshëm: Shërbimi i Trupit Koordinues), më 25.08.2020, shpall KONKURS për ndarjen e mjeteve për subvensione subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2020, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Konkursi realizohet nga Shërbimi i Trupi Koordinues për ndarjen e fondeve në shumën prej 30.000.000,00 dinarë, përkatësisht për komunën e Preshevës në vlerë prej 11.550.000,00 dinarë, për komunën e Bujanocit në vlerë prej 12.450.000,00 dinarë dhe për komunën e Medvegjës në vlerë prej 6.000.000,00 dinarë.
Qëllimi i konkursit është financimi i pajisjeve/makinave për subjektet që plotësojnë kushtet e këtij konkursi.
Shërbimi i Trupit Koordinues do të bashkëfinancojë deri në 70% (neto) të shpenzimeve (pa TVSH) të prokurimit për masën I dhe masën II nga pika 1.3 e Programit për kompanitë mikro dhe të vogla dhe për sipërmarrësit.
Shpenzimet nuk përfshijnë tatimin mbi vlerën e shtuar, pagesa e të cilit është detyrim ekskluziv i aplikuesit.
Afati për dorëzimin e paraqitjeve në konkurs është deri më date 25.09.2020.
Dokumentet:
Kriteret për shoqëritë e vogla ekonomike 2020
Kriteret për sipërmarrësit 2020
Formulari 1A – paraqitja e propozim projektit për masën 1
Formulari 1B – paraqitja e propozim projektit për masën 2
Formulari 2 – Deklarata e pëlqimit me kushtet e thirrjes
Formulari 3 – Formulari i harxhimeve
Udhëzuesi për subvensionet 2020
Last modified: 25/08/2020