Komuna e Bujanocit ka angazhuar ekspert për të filluar hulumtimet për gjetjen e burimeve të reja të ujit të pijshëm që kanë për qëllim për ta eliminuar në tërësi problemin e furnizimit të Tërnocit me ujë, sidomos në muajt kritik të verës.
Në tre lokacione të ndryshme po bëhen hulumtime për të parë se cila mundësi ofron më tepër sasi uji dhe është më e përshtatshme.
Nese këto analiza ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme, në vitin tjetër do të realizohet ky projekt në mënyrë që problemi i theksuar i furnizimit me ujë të pijshëm i Tërnocit, përgjithmonë të eliminohet.
Last modified: 20/08/2017