Српски|Shqip|

FTESË PUBLIKE PËR TA DËSHMUAR TË DREJTËN E PËRPARËSISË SË QIRASË NË TOKËN BUJQËSORE NË PRONËSI TË SHTETIT NË TERRITORIN E KOMUNËS SË BUJANOCIT PËR VITIN 2021

08/09/2020

Në pajtim me Ligjin mbi token bujqësore (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 62/06, 65/08 – ligji tjetër, 41/09 dhe 112/15, 80/17 dhe 95/18 –ligji tjetër), Rregullores mbi kushtet dhe procedurën e dhënies me qira dhe mbi shfrytëzimin e tokës bujqësore në pronësi shtetërore (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 16/17, 111/17, 18/19, 45/19, 3/20 dhe 25/20), Komisioni për hartimin e Programit vjetor për mbrojtjen, rregullimin dhe shfrytëzimin e tokës bujqësore/  organi kompetent i njësisë së vetadministrimit lokal i komunës së Bujanocit, (në vazhdim të tekstit: Komisioni),  shpallë ftesë publike për të gjithë personat fizikë dhe juridikë, me të cilën i njofton:

– pronarët e sistemeve të ujitjes, kullimeve kultivuesit e peshqëve, të objekteve bujqësore, të serrave të qelqit dhe najllonit dhe të fidanishteve shumëvjeçare (pemishteve dhe vreshtave të frytshme) në tokat bujqësore në pronësi të shtetit dhe të cilat janë të regjistruara në regjistrin e ekonomive bujqësore me status aktiv së paku tri vjet radhazi (në vazhdim të tekstit: infrastruktura bujqësore) dhe

–  pronarët e kafshëve shtëpiake, të cilët janë edhe pronarë, përkatësishtë qiramarrës të objekteve për kultivimin e këtyre kafshëve në territorin e njësisë së vetadministrimit lokal në të cilën realizohet e drejta e përparësisë në qira, të cilët janë të regjistruar në Regjistrin e ekonomive bujqësore dhe që kanë status aktiv së paku një vit (në vazhdim të tekstit: blegtoria),

    të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për ta dëshmuar të drejtën e përparësisë në qira ndaj tokës bujqësore në pronësi shtetërore në territorin e Komunës së Bujanocit për vitin 2021, deri më 31 tetor 2020.

Ftesë publike-2

Last modified: 08/09/2020

Comments are closed.