ENTI REPUBLIKAN PËR STATISTIKA SHPALLË FTESË PUBLIKE PËR APLIKIMIN E KANDIDATËVE PËR REGJISTRUES PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, AMVISËRIVE DHE BANESAVE NË VITIN 2022.
Ftohen qytetarët e interesuar për punën në regjistrim në cilësinë e regjistruesit, që në periudhën prej 22 korrik deri më 5 gusht (deri në ora 20.00) të plotësojnë formën elektronike në faqet e internetit të Entit: stat.gov.rs ose popis2022.stat.gov.rs.
Kushtet e përgjithshme të cilat duhet t’i përmbushë kandidati:
► të ketë shtetësi të Republikës së Serbisë;
► vendbanim ose vendqëndrim të paraqitur në Republikën e Serbisë;
► të ketë mbushur së paku 18 vjeç në momentin e plotësimit të aplikacionit;
► të ketë mbaruar të paktën shkollën e mesme trivjeçare;
► të mos jetë dënuar me burg, ndaj kandidatit të mos jetë inicuar ndonjë hetim dhe kundër kandidatit të mos jetë inicuar procedim penal.
Kushtet e posaçme të cilat duhet t’i plotësojë kandidati:
► të posedojë aftësi pune në kompjuter (MS Office, internet) – parashikohet testimi i kandidatëve;
► të ketë qasje në internet gjatë periudhës së angazhimit.
Informatat më të detajuara mbi detyrat e regjistruesve dhe procedurës së përzgjedhjes së kandidatëve mund të i gjeni në faqet e internetit të Entit.
Last modified: 22/07/2022