Bujanoci ka nevojë për zërin tënd!
A ndihesh sikur askush nuk të dëgjon? A ke ide se si mund të jetë jeta më e mirë për të rinjtë në qytetin tonë?
Tani është koha që zëri yt të dëgjohet!
Po planifikojmë të hartojmë Planin Lokal të Veprimit për të Rinjtë – dhe duam që të jesh aty që në fillim.
Eja të flasim hapur për gjithçka që na mungon, për ëndrrat tona dhe për ndryshimet që duam të shohim.
Bashkë mund të krijojmë një Bujanoc ku të rinjtë ndihen të përfshirë, të mbështetur dhe të fuqizuar.
16 korrik | Salla e Kuvendit Komunal, Bujanoc | nga ora 14:00
Mos rri në heshtje – fol për veten, për shokët dhe për të ardhmen!
Last modified: 15/07/2025