Drejtorati për administratë të përgjithshme
-
I lindur më 13.02.1964 në Tërnoc – Komuna e Bujanocit. Shkollën fillore e ka kryer në Tërnoc, ndërsa shkollën e mesme – drejtimi juridik e ka kryer në SHM “Sezai Surroi” në Bujanoc
Ka diplomuar në Fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës dhe ka fituar titullin “Jurist I diplomuar”. Pas diplomimit stazhin e praktikantit e ka kryer në zyrën e avokatisë. Mardhënie pune ka themeluar në vitin 2004 në Administratën komunale Bujanoc, në cilësinë e shefit të Shërbimit për punë të përbashkëta. Ka dhënë provimin shtetëror për punë në organet shtetërore.
Nga viti 2006 – 2012 është caktuar për sekretar të Kuvendit të komunës së Bujanocit, ndërkaq në periudhën 2012 – 2013 ka ushtruar funksionin e kryeshefit të Administratës komunale Bujanoc. Nga viti 2013 është radhitur në punët e kryeshefit të Drejtoratit për administrate të përgjithshme.
I martuar, baba i dy fëmijëve.