Komuna e Bujanocit është njëra nga 50 vetëqeverisjet lokale në Serbi e cila përmes Programit “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore në Vetëqeverisjen Lokale – Faza 2”, morën të ashtuquajturën “Paketa e mbështetjes”. Falë tij, ne jemi duke bërë një hap të madh drejt krijimit të një sistemi të shërbimit civil që do të mundësojë zhvillimin profesional të punonjësve si dhe vlerësimin e punës së tyre. Në një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, i cili zbaton Programin dhe kolegë nga qeveritë e tjera lokale, kemi biseduar për rezultatet e zbatimit dhe zhvillimet pozitive në funksionimin e administratës. Ne jemi të lumtur që kemi mundësinë të vazhdojmë të punojmë në profesionalizimin e qeverisjes lokale, e cila është mënyra e vetme e duhur për të krijuar një qeveri lokale efikase që punon për të mirën e qytetarëve dhe ekonomisë.
Programi “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore në Vetëqeverisjen Lokale – Faza 2” ka një vlerë prej 4 milion euro dhe është financuar bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe implementuar nga Këshilli i Evropës në bashkëpunim me MDULS dhe SKGO.
Last modified: 19/03/2021