Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal në komunën e Bujanocit përmes programit SWISS PRO është përfituese e një projekti në vlerë prej 3,149 euro, në kuadër të thirrjes publike “Që barazia të bëhet realitet”, i cili synon të forcojë mekanizmat për barazinë gjinore.
Me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane me vlerë prej më shumë se 90,000 euro dhe kontributin e vetqeverisjeve lokale në vlerë prej 25,000 euro, do të zbatohen aktivitete që kontribuojnë në rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, përmirësimin e pozitës së grave në komunitetin lokal, veçanërisht gratë rurale dhe pjesëtaret e grupeve të prekshme, si dhe fuqizimin ekonomik, shëndetin e grave dhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Projektet synojnë gjithashtu në promovimin e Kartës Evropiane për Barazinë Gjinore në nivelin lokal, si dhe në përmirësimin e kompetencave të mekanizmave vendorë.
Last modified: 07/12/2020