Në bazë të nenit 76. paragrafi 6. I Ligjit mbi kulturën (“Gazeta zyrtare RS nr. 72/09), nenit 4. të Rregullores mbi mënyrën e fnancimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve në fushën e kulturës në Komunën e Bujanocit (“Gazeta zyrtare e Komunës së Bujanocit”, nr. 19/14), Komisioni për vlerësimin e programeve dhe projekteve në fushën e kulturës, i Komunës së Bujanocit në seancën e mbajtur më 06. mars 2019, shpallë:
KONKURS PUBLIK
për financimin e programeve vjetore dhe projekteve në fushën e kulturës me seli në territorin e Komunës së Bujanocit
I.
Lëndë e këtij konkursi publik është shpërndarja e mjeteve të orientuara në vendimin mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2019 në pozicionin 189, funksioni 860, klasifikimi ekonomik 481 “grantet për organizatat joqeveritare – shoqëritë kulturo artistike”, për realizimin e programeve vjetore dhe projekteve në fushën e kulturës, me qëllim të realizimit të nevojave dhe interesave në këtë sferë, në territorin e Komunës së Bujanocit, në shumë prej 2.000.000,00 dinarë, në pajtim me Rregulloren mbi mënyrën e fnancimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve në fushën e kulturës, në Komunën e Bujanocit (në vazhdim të tekstit: Rregullorja)
Last modified: 06/03/2019