Српски|Shqip|

Gënjeshtra, mjeti i vetëm shantazhues i Televizionit të Bujanocit

02/08/2018

Radio Televizioni i Bujanocit, në emisionin e lajmeve qëndrore të Hënës, 30 Korrik të këtij viti, në kuadër të një fushate mashtruese kundrejt qeverisjes komunale të Bujanocit, duke bërë krahasime të buxhetit të Komunës së Bujanocit me atë të Vranjës, ka publikuar lajme që janë krejtësisht të pavërteta.

Gazetarja, Marija Stankoviq, e ardhur nga Vranja si “përforcim” i këtij mediumi në Bujanoc, duke tentuar të paraqesë “keqpërdorimet që po ndodhin në Komunën e Bujanocit” ka thënë se Vranja një “qytet që për shumë parametra është shumëfish më i madh se Bujanoci” për ndriçim publik “harxhon gjashtë milionë dinarë, ndërkohë që Bujanoci harxhon trefish më tepër”.

Analiza e drejtë e Buxhetit të qytetit të Vranjës tregon krejtësisht diçka tjetër.

Për hirë të transparencës, krahasimet mund t’i shihni më poshtë:

• Qyteti i Vranjës, në pozicionin 421 – shpenzimet e rregullta për rrymën e harxhuar për ndriçim publik për vitin 2018 ka 65 milionë dinarë, ndërsa Komuna e Bujanocit 20 milionë dinarë (trefish më pak)

• Qyteti i Vranjës, në pozicionin 425 – për riparimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit publik për vitin 2018 ka 8 milionë dinarë, ndërsa Komuna e Bujanocit 3 milionë dinarë (gati se trefish më pak)

Në total, për shpenzimet e rregullta për rrymën e harxhuar për ndriçim publik dhe për riparimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit publik për vitin 2018 qyteti i Vranjës ka 73 milionë dinarë ndërsa Komuna e Bujanocit 23 milionë dinarë (më shumë se trefish më pak).

Gënjeshtra po vazhdon të mbetet mjeti i vetëm shantazhues i cili po përgaditet me direktiva të Vranjës për t’u servuar në Bujanoc. Por, e vërteta mbetet çdoherë arma më e fuqishme.

Last modified: 02/08/2018

Comments are closed.