Konkursi publik sipas Programit IPARD për stimulim të inestimeve në pasurinë fizike të ekonomive bujqësore – blerjen e mekanizmit dhe paisjeve të reja, është shpallur më 25 dhjetor 2017 ndërkaq afati për dorëzimin e kërkesave vlenë deri më 26 shkurt 2018.
Thirrja publike për blerjen e traktorëve të rinjë është shpallur më 4 janar 2018, ndërkaq afati për paraqitjen e aplikacioneve vlenë deri më 26 janar 2018.
Lartësia e mjeteve stimuluese është nga 60 – 80%, varësisht nga fakti nëse aplikuesi është bujk i ri, nëse ekonomia bujqësore gjendet në zonat malore dhe nëse investimi ka të bëjë me menaxhimin e mbeturinave dhe ujrat e ndotura.
Janë përfshirë sektorët e qumshtit, mishit, pemët dhe perimet dhe të mbjellurat e tjera (lloje të caktuara të drithërave dhe bimëve industrial).
Shuma e mjeteve stimuluese të cilat mund t’i realizoj shfrytëzuesi në sektorët e pemtarisë, perimtarisë dhe në sektorin e të mbjellurave të tjera mund të jenë prej 5.000 – 700.000 euro, ndërkaq për sektorët e qumshtit dhe të mishit nga 5.000 – 1.000.000 euro.
Investimet e pranueshme dhe shpenzimet përkojnë me blerjen e mekanizmit të ri, paisjeve dhe traktorëve si dhe shpenzimeve të përgjithshme (shpenzimet për përgatitjen e projektit dhe dokumentacionin teknik).
Hollësit e përmbajtjes së Konkursit, rregullorja dhe dokumentacioni tjetër përcjellës, mund t’i shkarkoni nga faqja internetike e Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë bujqësore www.minipolj.gov.rs, si dhe në faqen e internetit të Drejtorisë për pagesat agrare www.uap.gov.rs.
Informatat lidhur me Konkursin public të shpallur mund të merren perms telefonit, duke thirrur Qedrën-info të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë bujqësore 011/2607960; 2607961, si dhe perms Qendrës së kontaktit të Drejtorisë për pagesa agrare 011/3020100; 3020101, çdo ditë pune nga ora 7:30 – 15:30.
Last modified: 16/01/2018