Српски|Shqip|

Administrata Tatimore

  • Zylqefli Sherifi

    Kryeshef

    I lindur 15.07.1960 në fashtin Konçul, Komuna e Bujanocit. Shkollën e mesme, drejtimin shkencorë, e ka përfunduar në Kamenicë.

    Në vitin 1982 ka përfunduar Shkollën e Lartë ekonomiko – komerciale në Pejë, ndërsa Fakultetin ekonomik në vitin 1987 në Prishtinë. Në vitin 2007 i punësuar në Drejtoratin e Administratës tatimore lokale.
    Ndërsa nga viti 2009 e deri më sot, vazhdon të kryej funskionin e Kryeshefit të Drejtoratit të Administratës lokale tatimorë në komunën e Bujanocit. I martuar dhe është baba i 3 fëmijëve.

 

  • Drejtorati i administratës tatimore lokale

    Drejtorati i administratës tatimore lokale bënë përcaktimin, pagesën dhe kontrollin e të hyrave publike lokale dhe kujdeset për të drejtat dhe detyrimet e obliguesve tatimor në veçanti: udhëheq regjistrin e obliguesve të të hyrave brimore të Komunës dhe kryen përcaktimin e të hyrave burimore me aktvendim për të cilat personalishtë nuk është paraparë t’i përcaktojë obliguesi tatimor, në pajtim me ligjin.

    Drejtorati i administratës tatimore lokale bënë kontrollin në zyrë dhe në teren me qëllim të verifikimit dhe të konstatimit të ligjshmërisë dhe të rregullshmërisë së përmbushjes së obligimeve tatimore. Bënë sigurimin e pagesës së të hyrave publike lokale, të pagesës së rregullt dhe të detyrueshme të të hyrave publike lokale, udhëheq me procedurën administrative në shkallë të parë kundër akteve administrative të miratuara në procedurën tatimore, aplikon sistemin e njësuar  dhe udhëheq me kontabilitetin tatimor për të hyrat publike lokale.

    Ofron ndihmë profesionale dhe juridike obliguesve tatimor në bazë të të hyrave publike lokale. Lëshon çertifikata dhe vërtetime për obliguesit tatimor të cilat atyre iu nevoiten për realizimin e të drejtave të parapara me ligj.

    Evidenton në kontiunitet dhe udhëheq regjistrin e obliguesve tatimor të ri në sferën e të hyrave burimore në territorin e komunës së Bujanocit.

Comments are closed.