Српски|Shqip|

KONKURS PËR NDARJEN E МЈЕТEVE PËR BURSAT E STUDENTËVE

27/03/2025

Në bazë të  Vendimit të Shërbimit të Trupit koordinues  të Qeverisë së Republikës së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë 100 nr. 670-00-00004/2025-01 të dates  19.03.2025, Vendimi i Këshillit Komunal numër: 400-333/25-03 të datës 25.03.2025, dhe Аktvendimit për еmërimin e komisionit për ndarjen e mjeteve për bursat e studentëve nr. 02-41/25-02 të datës 26.03.2025, Komisioni i Konkursit i Komunës së Bujanocit shpall:

KONKURS PËR NDARJEN E МЈЕТEVE PËR BURSAT E STUDENTËVE

 

Qëllimi i këtij konkursi është të mbështesë zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë në formën e ofrimit të kushteve për shkollim dhe aftësim të mëtejshëm duke ofruar mbështetje financiare për kostot e studimit, në veçanti:

    Rritjen e përqindjes së të rinjve me arsim të lartë në komunë;

Bërja e arsimit të lartë të aksesueshëm për të gjitha kategoritë e të rinjve, pavarësisht statusit social-ekonomik;

   Përkrahja e zhvillimit të tregut të punës në komunën e Bujanocit;

Komuna e Bujanocit e ka njohur zgjidhjen e çështjes së arsimimit të rinjve si strategjikisht të rëndësishme për zhvillimin e mëtutjeshëm të kushteve socio-ekonomike në këtë fushë, duke pasur parasysh Ligjin për bazat e arsimit dhe edukimit (Gazeta Zyrtare e RS nr. 88/2017,27/2018- ligj. tj.,10/2019, 27/2018- ligj.tj., 6/2020 dhe 129/2021 dhe 92/2023 ) me të cilin vërtetohet “ Qasje e arsimimit dhe edukimit” (neni 7. Parag. 1.) dhe “mundësia e arsimimit dhe edukimit në kushte të barabarta në zona të pazhvilluara ekonomikisht, si dhe në mjedise më pak stimuluese nga ana sociale ose kulturore”.

Për këtë qëllim, komuna e Bujanocit shpall këtë konkurs në mbështetje të zhvillimit të arsimit të lartë, me të cilin sigurohen mjete për bursa.

 

I

KUSHTET E KONKURSIT

Mjetet e dhëna në këtë konkurs ndahen për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë të themeluara nga Republika e Serbisë, për studime në:

  • Fakultetet e Universitetit të Republikës së Serbisë,
  • Akademia e Studimeve Profesionale,
  • Shkollat e larta,
  • Shkollat ​​e larta të studimeve profesionale

në Republikën e Serbisë, të akredituara nga Ministria e Arsimit për regjistrim në studimet e shkallës së parë – studimet bazë akademike, studimet bazë profesionale, studimet profesionale.

Përmes konkursit do të jepen maksimumi 4 bursa

Të drejtën e shfrytëzimit të mjeteve për bursa studentore kanë:

  • nxënësit të cilët në vitit të fundit të shkollës së meseme dhe perosnat  të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesemë në moshën deri 22 vjeç,
  • të cilët kanë vendbanim të përhershëm në komunën e Bujanocit në kohën e dorëzimit të aplikacionit për konkurs dhe së paku një vit para shpalljes së konkursit,
  • Gjatë shkollimit të mëparshëm (në shkollën e mesme),kanë arritë sukses të shkëlqyer
  •    Të njoh gjuhën serbe,
  •    nuk  kanë regjistrua asnjë fakultet dhe
  • nuk janë fitues të bursave tjera të financuara nga buxheti i Republikës së Serbisë.

Në mënyrë që aplikanti në konkursin e bursave të zgjidhet përfundimisht si bursist, përveç plotësimit të kushteve formale, është i detyruar të kalojë edhe provimin e kualifikimit (pranues) për regjistrim në studime.

II

DOKUMENTET E NEVOJSHME

 

Të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet, me rastin e aplikimit në konkurs, janë të detyruar të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Kërkesën, e cila duhet të përmbajë emrin e institucionit të arsimit të lartë ku kandidati planifikon të regjistrohet;
  • Biografinë, e cila paqetër duhet të përmbajë numrin e telefonit të kontaktit dhe adresën e postës elektronike;
  • Kopje e vërtetuar e dëftesave të klasave të mëparshme të kryera të shkollës së mesme (për  katër vitet e arsimit të mesëm, përkatësisht për tre vitet e para dhe gjysëm vejtorit të parë të vitit të katërt për kandidatët që vazhdojnë shkollën e mesme);
  • Letër motivuese që përmban arsyet e përacktimit për t’u regjistruar në një institucion të caktuar të arsimit të lartë, planet për aplikimin e njohurive të marra pas diplomimit dhe kontributin e pritur profesional në komunitetin lokal.

 

                Komuna sipas detyrës zyrtare do të marrë:

  • Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Serbisë (origjinali të cilën e lëshon organi kompetent i administratës komunale ose kopje e vërtetuar);
  • Certifikata e lindjes (origjinali të cilën e lëshon organi kompetent i administratës komunale ose kopje e vërtetuar);
  • Vërtetim për vendbanim të lëshuar nga organi komunal i Ministrisë së Punëve të Brendshme ose kopje e vërtetuar e letërnjoftimit me vendbanim të regjistruar nëse kandidati e ka atë ose të dhënat e printuara të vendbanimit të depozituara në letërnjoftim të ri.

           Nëse kandidati ka dëshmi për trajnime, stërvitje ose gara të përfunduara, ai mund t’i paraqesë ato si bashkëngjitje të aplikimit për konkurs.

Konkursi zbatohet nga komision i formuar me vendim të veçantë. Në punën e komisionit marrin pjesë përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, Këshilli Nacional i Pakicës Kombëtare Shqiptare, Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe një ekspert i pavarur-psikologu i Shërbimit për menaxhimin e personelit të Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Procedura e përzgjedhjes për dhënien e bursave studentore kryhet nga Komisioni në dy faza:

  • Në fazën e parë komisioni shqyrton dokumentacionin e marrë dhe kontrollon plotësimin e kushteve formale, pas së cilës komisioni do të përpilojë listën për përzgjedhjen e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kalojnë në fazën tjetër të procedurës zgjedhore. Lista do të publikohet në tabelat e shpalljeve dhe ueb faqen e komunës së Bujanocit (www.bujanovac.rs).
  • Në fazën e dytë të procedurës zgjedhore, Komisioni do të ftojë të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet formale dhe do të zhvillojë një intervistë me ta, për të vlerësuar motivimin e kandidatëve dhe aftësitë komunikuese.

Motivimi dhe aftësitë e komunikimit vlerësohen nga Komisioni sipas kritereve të paracaktuara, si më poshtë:

  • / Motivimi:
    1. / nota 3- motivim shumë i shprehur
    2. / nota 2- motivim i mjaftueshëm
    3. / nota 1- motivim i pamjaftueshëm
  • Вештина комуникације/ Aftësitë e komunikimit:
    1. / nota 3- aftësi të shprehura komunikuese.
    2. / nota 2- aftësi të mjaftueshëme komunikuese.
    3. / nota 1- aftësi të pamjaftueshëm komunikuese.

Çdo anëtar i Komisionit vlerëson individualisht secilin kandidat sipas të dy kritereve. Notat e të gjithë anëtarëve të Komisionit sipas secilit nga kriteret mblidhen së bashku, kështu që llogaritet nota mesatare. Shuma e notave mesatare për të dy kriteret jep numrin total të pikëve për secilin prej kandidatëve. Pas pikësimit të kandidatëve sipas të dy kritereve, Komisioni përpilon listën e renditjes së kandidatëve, të cilën më pas e publikon.

Nëse dy ose më shumë kandidatë kanë të njëjtin numër pikësh, përparësi do të ketë kandidati i cili ka notë mesatare më të lartë gjatë shkollimit të mëparshëm.

Në rang listën e publikuar,të gjithë aplikantët kanë të drejtë të paraqesin kundërshtim në afatin prej 8 ditëve nga dita e publikimit të rang listës. Kundërshtimet paraqiten në të njëjtën mënyrë si aplikimet.

Nëse kandidati i ftuar në intervistë nuk paraqitet në intervistë, do të konsiderohet se ka hequr dorë.

Vendimi përfundimtar për dhënien e bursave merret pas dhënies së provimit pranues të kandidatëve që plotësojnë kushtet e konkursit.

III

LIDHËJA E KONTRATËS

 

Komuna me kandidatët e përzgjedhur që kanë plotësuar të gjitha kushtet e konkursit dhe kanë dhënë provimin pranues në institucionet e arsimit të lartë do të nënshkruajë kontrat mbi shfrytëzimin e mjeteve për bursa studentore.

Kandidatëve të cilëve i’u pranohen mjete (shfrytëzuesit e mjeteve) dhe nuk kanë nënshkruar kontratën, do të konsiderohet se kanë hequr dorë nga mjetet e destinuara.

Në këtë rast, komuna do të ftojë kandidatin e parë të radhës në ranglistë për të nënshkruar kontratën.

Kontrata për Shfrytëzimin e mjeteve për bursa studentore përmban në veçanti shumën e ndarë për shfrytëzuesin e mjeteve, qëllimet për të cilat janë ndarë mjetet, mënyrën e transferimit të mjeteve dhe detyrimin e përdoruesit për t’i kthyer mjetet në përputhje me kontratën.

Shfrytëzuesi i mjeteve është i detyruar që me rastin e nënshkrimit të kontratës t’ia bashkëngjisë një kopje të llogarisë rrjedhëse në të cilën do të paguhen mjetet.

Në kontratë do të përcaktohet edhe dokumentacioni që shfrytëzuesi do të dorëzojë pas nënshkrimit të kontratës.

IV

QËLLIMI, SHUMA DHE PAGESA E MJETEVE TË LEJUARA

 

Mjetet për realizimin e këtij konkursi janë paraparë në buxhetin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në kuadër të klasifikimit 463 – Transferet në nivelet tjera të qeverisjes, të cilat do të barten në komuna e Bujanocit për implementim të mëtutjeshëm. Mjetet janë ndarë në buxhet për vitin 2025 dhe do të paguhen për muajt – tetor, nëntor dhe dhjetor, ndërsa për  semestrin e dytë – janar, shkurt, mars, prill, maj dhe qershor, nëse parashikohen mjete në buxhet për vitin 2026.

Mjetet për bursa studentore paguhen çdo muaj,  në shumën neto prej 30,000,00 dinarë në muaj. Mjetet derdhen në llogarinë e shfrytëzuesit të mjeteve që e ka dorëzuar gjatë nënshkrimit të kontratës.

Pagesa e bursave pezullohet në rast të shpenzimit  jashtë qëllimit për  të cilin janë ndarë dhe në rast se përfituesi nuk regjistrohet rregullisht në semestrin dimëror.

Mjetet janë të destinuara për pagesën e tarifave të studimit, blerjen e teksteve, shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit, shpenzimet e transportit dhe shpenzimet e tjera që mund të përfshihen në kostot e studimit.

V

AFATI PËR PARAQITJEN DHE DORËZIM E DOKUMENTEVE

Afati për aplikim në konkurs është 21 ditë dhe fillon nga dita е premte 28 mars 2025. dhe përfundon  ditën e entje me datë 17 prill 2025.

Konkurs do të shpallet  në tabelën e shpalljeve dhe ueb faqen e komunës së Bujanocit (www.bujanovac.rs) dhe veb-faqene e shërbimit të trupit Koordinues  të Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Aplikimet për konkursin për ndarjen e mjeteve për bursa dhe dokumentet e bashkangjitura dorëzohen me postë ose personalisht në objektin e komunës së Bujanocit, Karagjorgj Petrovic 115, zyra nr. 301 të Administratës Komunale, në zarf të mbyllur me shënimin: PËR KONKURSIN PËR NDARJE TË MJETEVE PËR BURSAT E STUDENTËVE, MOS E HAPNI DERI TË KALONI AFATI I APLIKIMIT.

Organi që merr aplikacionin vendos vulën dhe datën në të cilën është dorëzuar aplikacioni.

Aplikimet e paafatëshme nuk do të merren parasysh, ndërsa aplikimet e pakompletuara dhe të pasakta do të refuzohen.

Kryetari i Komisionit

                                                             Kastriot Jakupi

 

Javni konkurs za dodelu sredstava za studentske stipendije za 2025-2026

Tekst konkursa za opstine serbisht- shqip

Last modified: 27/03/2025

Comments are closed.