Српски|Shqip|

PARALAJMËRIM PËR QYTETARËT – Shtabi i Krizave

11/03/2025

 

  Ndalohet ndezja e zjarrit të hapur në pyll dhe në një distancë prej 200 m nga buza e pyllit, përveç në vendet e përcaktuara dhe të shënuara, në përputhje me masat e përcaktuara për mbrojtjen nga zjarri (Nen. 46. I Ligjit mbi mbrojtjen nga zjarret – “gazeta zyrtare e RS”, numër 111/2009, 20/2015 dhe 87/2018- ligji tjetër).

Shoqëria ekonomike, kooperativa bujqësore, enti ose subjekti juridik, ndërmarrëse dhe bujku që ushtron punë korrjesh është i obliguar t’i ndërmerr masat e veçanta të mbrojtjes së drithrave nga zjarri.

(Nen. 49. i Ligjit mbi mbrojtjen nga zjarret – “Gazeta zyrtare e RS”, numër 111/2009, 20/2015 dhe 87/2018- ligji tjetër).

Ndalohet ndezja e mbetjeve të të mbjellurave, ndrzja e mbeturinave në ambiente të hapura dhe ndezja e mbetjeve bimore.

(Nen. 50. i Ligjit mbi mbrojtjen nga zjarret – “Gazeta zyrtare e RS”, numër 111/2009, 20/2015 dhe 87/2018- ligji tjetër).

Për mosrespektimin e këtyre dispozitave ligjore , do të aplikohen këto masa:

 

  • Personi i cili e ka shkaktuar zjarrin është i obliguar t’ia kompensoj Njësisë për zjarrëfikëse-shpëtim shpenzimet e intervenimit, në pajtim me dispozitë të veçantë,

 (Nen. 50. Parag. 1. i Ligjit mbi mbrojtjen nga zjarret – “Gazeta zyrtare e RS”, numër 111/2009, 20/2015 dhe 87/2018- ligji tjetër).

 

  • Me dënim në të holla prej 10.000 – 50.000,00 dinarë do të gjobitet për kundërvajtje personi fizik:
    Nëse ndez zjarr në ambient të hapur në pyll dhe në distancë më të vogël se 200 m nga skaji i pyllit,

(Nen. 48. parag. 1. pika 2. i Ligjit mbi mbrojtjen nga zjarret – “Gazeta zyrtare e RS”, numër 111/2009, 20/2015 dhe 87/2018- ligji tjetër).

Nëse gjatë të korrurave nuk i ndërmerr masat e veçanta të mbrojtjes së të mbjellurave nga zjarri,

  • Me dënim në të holla prej 10.000,00 dinarë do të gjobitet për kundërvajtje personi fizik:
  • Nëse i ndez mbetjet e të mbjellurave, mbeturinave dhe mbetjet bimore në ambient të hapur

(Nen. 84 parag. 2. i Ligjit mbi mbrojtjen nga zjarret – “Gazeta zyrtare e RS”, numër 111/2009, 20/2015 dhe 87/2018- ligji tjetër).

 

 

 Komuna e Bujanocit

 Shtabi për situata të jashtëzakonshme

 

Scanned documenti 03-11-2025 09.05

 

Last modified: 11/03/2025

Comments are closed.