Српски|Shqip|

Thirrje për projekt propozime: Inkurajimi i pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të të rinjve shqiptarë në shoqëri

26/08/2024

Iniciativat Qytetare shpallin thirrje për dorëzimin e projekt propozimeve me qëllim të inkurajimit të pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të të rinjve shqiptarë në Preševë dhe Bujanoc.

Duke fuqizuar organizatat lokale që të përdorin lidhjen e tyre me komunitetin dhe të kuptuarit e sfidave dhe nevojave lokale, synojmë të krijojmë një mjedis ku të rinjtë shqiptarë marrin pjesë aktive në ngjarje sociale dhe ku zëri i tyre dëgjohet dhe respektohet.

Aktivitetet e mbështetura mund të përfshijnë temat e mëposhtme:

  • Përfaqësimi në institucionet shtetërore
  • Rikuperimi ekonomik
  • Mbrojtja sociale dhe shëndetësore
  • Arsimimi, kultura dhe mediat
  • Përdorimi zyrtar i gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare
  • Decentralizimi në gjyqësi
  • Siguria

 

Mjetet totale të disponueshme për këtë thirrje arrijnë në 80.000 GBP, dhe mund të jepen grante deri në 15.000 GBP për partneritete ose 10.000 GBP për aplikime individuale. Kohëzgjatja e projekteve mund të jetë minimumi tre muaj, me afat përfundimi deri më 28 shkurt 2025.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve të projekteve është 31 tetor 2024. Mund të dërgoni projekt propozimet tuaja që nga data e hapjes së thirrjes më 22 gusht dhe do të merrni një përgjigje brenda një periudhe prej maksimumi dhjetë ditësh pune. Nëse projekti juaj përzgjidhet, mund të filloni menjëherë përdorimin e mjeteve.

Propozimet e projekteve mund të dorëzohen në gjuhën serbe, shqipe ose angleze, me dokumentacionin përkatës, në emailin podrska@gradjanske.org.

Tekstin e plotë të thirrjes, përfshirë kriteret e aplikimit, fushat e mbështetjes dhe udhëzimet financiare, shkarkoni duke klikuar në butonin më poshtë.

 

Grant-ALB

Last modified: 26/08/2024

Comments are closed.