Српски|Shqip|

Shpallen zgjedhjet për anëtarët e këshillave të Bashkësive Lokale

17/10/2022

Kryetari i Kuvendit Komunal sot solli Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarët e këshillave të Bashkësive Lokale, të cilat janë paraparë që të mbahen me 4 dhjetor 2022.
Zgjedhjet do të mbahen në të gjitha bashkësitë lokale në të njejtën ditë pra me 4 dhjetor 2022, ndërkaq qytetarët do të kenë mundësi të votojnë prej orës 07:00 deri ora 20:00.
Zgjedhjet për anëtarët e Këshillave të Bashkësive Lokale do të zhvillohen nga Komisioni Zgjedhor, i emëruar nga Kuvendi Komunal, ndërkaq ankesat në lidhje me procedurën apo mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do t’i shqyrtojë Komisioni zgjedhor i shkallës së dytë.
Për kryetar të Komisionit zgjedhor është zgjedhur Fejzi Beqiri, ndërsa për sekretar të Komisionit është zgjedhur Fadil Aliti.
Për kryetar të Komisionit zgjedhor të shkallës së dytë është zgjedhur Refik Shemsedini, ndërsa sekretar i komisionit Agim Rashiti.
Afati për ndërmarrjen e veprimeve zgjedhore fillon të rrjedhë prej datës 20 tetor 2022.
Udhëzimet për mbarëvajtjen dhe organizimin e zgjedhjeve i miraton Komisioni Zgjedhor, i cili poashtu do të emërojë edhe këshillat votues për secilën Bashkësi Lokale.
Shërbimi i Kuvendit Komunal

Last modified: 17/10/2022

Comments are closed.