Српски|Shqip|

ENTI REPUBLIKAN PËR STATISKA SHPALLË FTESË PUBLIKE PËR APLIKIMIN E KANDIDATËVE PËR REGJISTRUES PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, AMVISËRIVE DHE BANESAVE NË VITIN 2022

22/07/2022

ENTI REPUBLIKAN PËR STATISTIKA SHPALLË FTESË PUBLIKE PËR APLIKIMIN E KANDIDATËVE PËR REGJISTRUES PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, AMVISËRIVE DHE BANESAVE NË VITIN 2022.

Ftohen qytetarët e interesuar për punën në regjistrim në cilësinë e regjistruesit, që në periudhën prej 22 korrik deri më 5 gusht (deri në ora 20.00) të plotësojnë formën elektronike në faqet e internetit të Entit: stat.gov.rs ose popis2022.stat.gov.rs.

Kushtet e përgjithshme të cilat duhet t’i përmbushë kandidati:

► të ketë shtetësi të Republikës së Serbisë;

► vendbanim ose vendqëndrim të paraqitur në Republikën e Serbisë;

► të ketë mbushur së paku 18 vjeç në momentin e plotësimit të aplikacionit;

► të ketë mbaruar të paktën shkollën e mesme trivjeçare;

► të mos jetë dënuar me burg, ndaj kandidatit të mos jetë inicuar ndonjë hetim dhe kundër kandidatit të mos jetë inicuar procedim penal.

 

Kushtet e posaçme të cilat duhet t’i plotësojë kandidati:

► të posedojë aftësi pune në kompjuter (MS Office, internet) – parashikohet testimi i kandidatëve;

► të ketë qasje në internet gjatë periudhës së angazhimit.

Informatat më të detajuara mbi detyrat e regjistruesve dhe procedurës së përzgjedhjes së kandidatëve mund të i gjeni në faqet e internetit të Entit.

Last modified: 22/07/2022

Comments are closed.