Shtyhet afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për qytetarët, për bashkëfinancimin e masave të rinovimit energjetik të shtëpive dhe apartamenteve familjare që kanë të bëjnë me përmirësimin e mbështjellësit termik, instalimet termoteknike dhe instalimin e kolektorëve diellorë për përgatitjen qendrore të ujit të ngrohtë, në territorin e komunës së Bujanocit për vitin 2022.
Meqenëse afati i fundit për thirrjen publike për qytetarët është data 24 gusht 2022, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të aplikimeve nga qytetarët për objekte (shtëpi familjare dhe banesa), Komisioni për zbatimin e masave të efiçiencës energjetike në vitin 2022 për shtëpitë familjare dhe objektet e banimit. Komuna e Bujanocit, me pëlqimin e Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës, e shtyn afatin për dorëzimin e aplikacioneve për 10 ditë pune, duke përfunduar më 7 shtator 2022 në ora 15:00.
Vendimi për shtyrjen e afatit është marrë para përfundimit të Thirrjes Publike për Qytetarët.
Last modified: 23/08/2022