Српски|Shqip|

Kryetari Adnan Salihi konvokon seancën e tetë të Kuvendit Komunal të Bujanocit

22/12/2018

Republika e Serbisë

KUVENDI KOMUNAL BUJANOC

Nr:06-30/18

Më:18.12.2018.

B u j a n o c

Në bazë të nenit 38. të Ligjit mbi vetadministrimin lokal (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 129/07, 83/2014 ligj.tjera, 101/2016- ligj.tjera dhe 47/2018), nenit 43. të Statutit të Komunës së Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës”, nr. 24/08), dhe të nenit 79. par. 1. të Rregullorës të Kuvendit Komunal të Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës”, nr. 30/08)

 

K O N V O K O J

Seancën e  ТЕТË  të Kuvendit Komunal të Bujanocit më  24.12.2018  (e hënë). Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit me fillim në ora 10.00.

Për seancë propozoj këtë:

Rend të ditës

Shqyrtimi dhe aprovimi i ekstraktit nga procesverbali i seancës së shtatë të mbajtur më 03.12.2018 të Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit.

 

  1. Propozim Vendimi mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2019;
  2. Plani kadrovik i komunës së Bujanocit për vitin 2019;
  3. Propozim Vendimi i Avokaturës publike komunale të komunës së Bujanocit;
  4. Propozim Aktvendimi mbi shkarkimin e U.D. të Barnatores në Bujanoc;
  5. Propozim Aktvendimi mbi emërimin e U.D. të Barnatores në Bujanoc;
  6. Propozim Aktvendimi mbi vazhdimin e mandatit të organit të përkohshëm në NP “Komunalia” Bujanoc;
  7. Propozim Vendimi mbi inicimin e hartimit të Statutit të Komunës së Bujanocit;
  8. Plani i shtabit për situata të jashtëzakonshme të Komunës së Bujanocit për vitin 2019;
  9. Pyetje të këshilltarëve.

Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.

 

KRYETAR i KK-së,

Adnan Salihi

Last modified: 22/12/2018

Comments are closed.