Српски|Shqip|

Administrata

  • Rahim Salihi

    Rahim Salihi, i lindur më 19 Nëntor 1989, në Tërnoc të Madh të Komunës së Bujanocit.
    Shkollën Fillore dhe atë të mesme i kreu në Tërnoc dhe Bujanoc, ndërsa studimet në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Evropës juglindore në Tetovë. Studimet i përfundoi në vitin 2011 duke marr titullin politolog i diplomuar.
    Në vitin 2006, Rahim Salihi i takoi gjeneratës së parë të nxënësve të shkollave të mesme në Sërbi dhe Mal të Zi të cilët nëpërmjet programit “A-Smyle”, kan mbaruarë një gjysëmvjetor të shkollës së mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Nga viti 2009 deri në vitin 2011 ka udhëhequr me Organizatën joqeveritare “Ti dhe unë jemi ne”.
    Gjatë vitit 2011-2016 ka punuar si Këshilltar i Drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në Beograd.
    Është bashkëautor në dy studime të fizibilitetit. Në “Studimin mbi mundësinë e zhvillimit të arsimit të lartë në Jug të Sërbisë” (2009 – 2010) dhe “Studimin mbi mundësitë e avancimit të mësimdhënies dhe mësimit të gjuhës sërbe si gjuhë joamtare në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” (2014).
    Nga Tetori i vitit 2016, Rahim Salihi kryen funksionin e Shefit të Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Bujanocit.
    Flet rrjedhshëm gjuhën  serbe dhe disponon njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze.