Српски|Shqip|

Kryetari Adnan Salihi fton seancën e parë të Kuvendit komunal të Bujanocit për të hënën, 11.03.2019

07/03/2019

Republika e Serbisë

KUVENDI KOMUNAL BUJANOC

Nr: 06-04/19

Më:05.03.2019.

B u j a n o c

 

Në bazë të nenit 38. të Ligjit mbi vetadministrimin lokal (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 129/07, 83/2014 ligj.tjera, 101/2016- ligj.tjera dhe 47/2018), nenit 43. të Statutit të Komunës së Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës”, nr. 24/08), dhe të nenit 79. par. 1. të Rregullorës të Kuvendit Komunal të Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës”, nr. 30/08).

K O N V O K O J

Seancën e PARË të Kuvendit Komunal të Bujanocit më 11.03.2019 (e hënë). Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit me fillim në ora 10.00.

 

Për seancë propozoj këtë:

Rend të ditës

Shqyrtimi dhe aprovimi i ekstraktit nga procesverbali i seancës së tetë të mbajtur më 24.12.2018 dhe procesverbalin e seancës së nëntë të mbajtur më 27.12.2018 të Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit.

  1. Propozim Vendimi mbi angazhimin e Revizorit për revidimin ekstern të llogarisë përfundimtare të Buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2018;
  2. Propozim Vendimi për lartësin minimale të shumës së ndarjeve në emër të shpenzimeve investuese, mirëmbajtjes vijuese dhe të pjesëve të përbashkëta të pallatit dhe të lartësisë së shumës së kompensimit për administratorin e dhunshëm profesional;
  3. Propozim Aktvendimi mbi ndryshimin e Aktvendimit mbi formimin e Shtabit komunal per situtata të jashtëzakonshme;
  4. Propozim Aktvendimi mbi ndryshimin e Aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të këshillit drejtues të Shtëpisë së kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc;
  5. Programi për shfrytëzimin e mjeteve të dedikuara buxhetore të fondit për mbrojtjen e mjedisit jetësor në teritorin e komunës së Bujanocit për vitin 2019;
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i Programit të punës dhe atij financiar i Shtëpisë së shëndetit Bujanoc për vitin 2019;
  7. Raporti i punës i Shtabit për situata të jashtëzakonshme të komunës së Bujanocit për vitin 2018;
  8. Raporti i punës së Këshillit komunal të komunës së Bujanocit për vitin 2018;
  9. Informatë rreth konkurseve mbi subvencionimin e SHKA-ve, Klubeve Sportive, OJQ-ve, Medijave, Bujqesisë dhe Bizneseve për vitin 2018;
  10. Pyetje të këshilltarëve.

 

Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.

 

KRYETARI i KK-së,

Adnan Salihi

Last modified: 07/03/2019

Comments are closed.