Српски|Shqip|

Sekretarja e Kuvendit


Nermine Aliji Ademi
e lindur më 23 janar 1989 në fshatin Tërnoc, komuna e Bujanocit. Shkollën e mesme e kreu në Bujanoc, ndërsa studimet në vitin 2008 i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Fakultetin Juridik. Në vitin 2009 u regjistrua edhe në Fakultetin Filologjik – Dega Gjuhë shqipe dhe pasi kreu studimet Bachelor vazhdoi edhe studimet Master në Gjuhë shqipe në vitin 2015.
Diplomën nga Fakukteti Juridik e kishte nostrifkuar në kohë prandaj pati të drejtën e punës në këtë profesion, në ndërkohë u ndryshua rregullativa për njohjen e diplomave të huaja në Serbi dhe diplomat e Gjuhës shqipe nuk iu njohën akoma. Pas studimeve u pranua në Programin për punë praktike për pjesëtarët e pakicave kombëtare në institucionet shtetërore në Beograd dhe me këtë rast punoi për gjashtë muaj në Trupin Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Beograd. Në të njejtën kohë në Institutin për Gjuhë të Huaja në Beograd kishte ndjekur kursin intenziv të gjuhës serbe. Pas përfundimit të praktikës në Beograd, u angazhua vite me rradhë nga Trupi Koordinues në projektet që implementoheshin në Bujanoc. Në korrik të 2015 u punësua në zyren lokale në Bujanoc të organizatës Iniciativa Qytetare nga Beogradi, ku punoi deri në maj të vitit 2018. Në janar të vitit 2017 kur Iniciativa qytetare mbyllën zyrën e tyre në Bujanoc i ofruan mbështetje në themelimin e një organizate në mënyrë që të vazhdonin bashkëpunimin, kështu u themelua organizata e shoqërisë civile “Qendra për Avancimin e të Rinjve dhe Grave QARG” në të cilën pati rolin e drejtoreshës ekzekutive. Në qershor të vitit 2018 u punësua tek Përmbaruesi publik në Vranjë ku punoi si juriste deri në dhjetor të vitit 2019. U angazhua edhe si konsulente nga OSBE për organizimin e Kursit të gjuhës shqipe për mësuesit serbë që japin mësim në shkollat shqipe si dhe në projektin për përpilimin e “Katalogut të emrave shqiptarë” i cili u publikua në dhjetor të vitit 2019. Më pas u angazhua edhe nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë si përpiluese e detyrave për Testin e maturës nga gjuha shqipe dhe si lektore e Përmbledhjes së detyrave nga Matematika dhe lëndët e tjera. Në qershor të vitit 2020 u angazhua edhe nga Organizata Qendra për Pedagogji Interaktive nga Beogradi – CIP, për përpilimin e përmbajtjes së Kursit online për Kompetencat e Përgjithshme Gjuhësore dhe si përkthyese për lëndët biologji, kimi dhe matematikë. Më 22 korrik të vitit 2020 u emërua Sekretare e Kuvendit Komunal të Komunës së Bujanocit. Flet gjuhën serbe rrjedhshëm dhe gjuhën angleze në nivel komunikimi bazik është e martuar dhe nënë e dy djemve Jonit dhe Trimit.

Email ID : nermine.aliji@bujanovac.rs
Tel :

 

Comments are closed.