Në bazë të nenit 60. alinea 2. të Ligjit mbi tokën bujqësore (“Gazeta zyrtare e Republikës së Serbisë”, nr. 62/06, 65/08, 41/09, 112/15, 80/17 dhe 95/18), nenit 69. lidhur me nenin 15. alinea 1. pika 9. të Statutit të Komunës së Bujanocit (“Gazeta zyrtare e komunës së Bujanocit, nr.5/2019) dhe të nenit 39 të Vendimit mbi Këshillin komunal (“Gazeta zyrtare e Rrethit të Pçinjës”, nr. 30/2008), krahas pëlqimit të Ministrisë së bujqësisë pylltaris dhe ekonomis së ujërave të Republikës së Serbisë nr. 002979602 2025 14847 005 000 000 001 të datës 03.07.2025, Këshilli komunal i Komunës së Bujanocit, në seancën e mbajtur më 11.08.2025, miratoi:
Bujanoc
Јул -Korrik, 2025 г.- v.
PJESA E PËRGJITHSHME
- Pasqyrimi i gjendjes së sipërfaqeve të përgjithshme të tokës bujqësore
Territori i komunës së Bujanocit i takon zonës kodrinore – malore të Republikës së Serbisë, me lartësinë mbidetare prej 350-1600 metra dhe shtrihet në rreth 46.100 hektar.
Sipërfaqja e përgjithshme e tokës bujqësore e kësaj komune, është e shpërndarë në 59 komuna kadastrale.
Në strukturën pronësore dominojnë sipërfaqet e ekonomive private, me pjesëmarrje në rreth 85%, ndërsa pjesa tjetër përfshin sipërfaqet të cilat janë të formave të ndryshme të pronësisë.
Me sipërfaqen e gjithëmbarshme të sipërfaqes së tokës së punueshme disponojnë rreth 4.000 ekonomi, që jep mesataren e madhësisë së pronave prej 2,45 ha. Nëse merret parasysh se ajo sipërfaqe është e ndarë në më shumë ngastra të imta, madhësia mesatare e të cilave është në sipërfaqe prej 0,3 ha, përkatësisht 3,3 ngastra për haktar të tokës së punueshme, mund të pasqyrohet gjendja e vërtetë e prodhimtarisë bujqësore dhe mundësitë e zhvillimit të saj në të ardhmen.
Sipërfaqja e tokës së punueshme bujqësore në pronësi shtetërore është në sipërfaqe prej 495,3594 ha, gjë që në raport me sipërfaqen e përgjithshme të tokës së punueshme bujqësore të komunës shtrihet në 3728,2354 ha që përbënë 13.27 % të tyre.
Sipërfaqjqa e planifikuar e tokës së punueshme bujqsore për qira në vitin 2024 në pronësi shtetërore, do të përcaktohet pas formimit të Vendimit mbi dhënien me qira të tokës në pronësi shtetërore.
Gjendja e mbrojtjes dhe format e rrezikimit të tokës bujqësore të Komunës së
Bujanocit
Gjatë viteve të fundit në sipërfaqet e gjëra, gjithnjë e më shumë janë të pranishme forma të ndryshme të rrezikimit të tokave bujqësore, prej ndotjes fizike deri te përjashtimi i përhershëm prej prodhimtarisë bujqësore dhe të shëndrrimit në tokë ndërtimore.
Sipërfaqe të mëdha në afërsi të drejtpërdrejtë të qendrës urbane, janë shëndrruar në deponi të materialit të ndryshëm hedhurinash, pastrimi i të cilave po bëhet gjithnjë e më problematike.
Problem të veçantë paraqet eksploatimi i zhavorrit dhe i rërës nga shtrati i rrjedhave ujore dhe ngastrave pranë lumenjve me ç’rast kemi një ndryshim të përhershëm të destinimit të tokës bujqësore dhe hapet mundësia e prishjes dhe e vërshimit të mëtutjeshëm të tokave të punueshme bujqësore. Këtu duhet theksuar edhe ndikimin e proceseve erozive, të cilat në këtë trevë janë shumë të shprehura në veçanti në rajonet kodrinore – malore.
Ndotjet kimike, si pasojë e derdhjes së ujërave të ndotura me gazra kimik, si dhe nga përdorimi i tepërt i mjeteve kimike për mbrojtjen e bimëve, që gjithashtu paraqet një formë shumë serioze të rrezikimit të tokave.
Migrimi i popullatës nga fshati në qytet i ka kontribuar zgjerimit të pakontrolluar të qytetit dhe lagjeve të tija dhe ka sjellur deri te shëndrrimi i tokës bujqësore në atë ndërtimore.
Komisioni për hartimin e Propozim programit vjetor për mbrojtjen, rregullimin dhe shfrytëzimin e tokës bujqësore, ka bërë Ftesë publike për paraqitjen e kërkesave për të drejtën e marrjes me qira të tokës bujqësore në komunën e Bujanocit për vitin 2025.
Komisioni për hartimin e propozimit të Programit të mbrojtjes, rregullimit dhe të shfrytëzimit të tokës bujqësore në komunën e Bujanocit për vitin 2025, ka shfrytëzuar të dhënat nga evidenca publike mbi patundshmërit dhe për saktësin e të dhënave merr përsipër përgjegjësi të plotë penal dhe materiale.
Programin vjetor për mbrojtjen, rregullimin dhe shfrytëzimin e tokës bujqësore, në pronësi shtetërore të komunës së Bujanocit për vitin 2025, ka hartuar Komisioni i cili është emëruar nga Këshilli komunal i komunës së Bujanocit me Aktvendimin nr 02-52/52 nga 11.04-2025, në përbërje:
Programin e kanë hartuar këta anëtar të komisionit:
– Kryetari i komisionit
1.Хекуран Амети, дип.инж.пољопривреде
Hekuran Ameti, inxh. dip. i bujqësisë
Zаменик преседника – Zëvendës kryetari :
Зоран Младеновић, дип.инж.пољопривреде
Zoran Mladenoviq, inxh. dip. i bujqësisë
Чланови комисије – Anëtarë të komisionit:
2.Музафер Дестани , дипл.инж.прехрамбене текнологије
Muzafer Destani, inxh.dip. i teknologjis ushqimore
3.Адем Авдилји, дипл.инж.пољопривреде
Adem Avdilii, inxh.dip. i bujqësis
- Милош Урошевић, дип.правник
Millosh Urosheviq, jurist i diplomuar
5.Ненад Спасић, геометар
Nenad Spasiq, gjeometër
Programi do të publikohet në faqen zyrtare të prezantimit të komunës së Bujanocit: www.bujanovac.rs. dhe hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e publikimit në”Gazetën zyrtare të komunës së Bujanocit”.
KËSHILLI KOMUNAL I KOMUNËS SË BUJANOCIT
Бр.– Nr: 02-144/25-03
-Më:11.08. 2025. г.-v.
– K R Y E T A R
Arber Pajaziti
____________________________
Last modified: 15/08/2025




