Српски|Shqip|

KONKURS për ndarjen e mjeteve për subvencione për subjektet afariste në pronësi private në vitin 2025 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

22/09/2025

Bazuar në Përfundimin e Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi pranimin e Programit të masave
për shpërndarjen dhe përdorimin e mjeteve për subvencione për subjektet afariste në pronësi
private në vitin 2025 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, 05 numër 401 – 9905/2025
të datës 18.09.2025, Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për
komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (në tekstin e mëtejmë: Shërbimi i Trupit Koordinues),
më datë 22.09.2025

shpall
KONKURS

për ndarjen e mjeteve për subvencione për subjektet afariste në pronësi private në vitin 2025 në

komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

I. SHUMA E MJETEVE
Konkursin e zbaton Shërbimi i Trupit Koordinues për ndarjen e mjeteve në shumën totale
prej 24.731.000,00 dinarë, dhe atë: për komunën Preshevë në shumën prej 9.521.435,00 dinarë,
për komunën Bujanoc në shumën prej 10.263.365,00 dinarë, për komunën Medvegjë në shumën
prej 4.946.200,00 dinarë.
Me mjetet e përcaktuara do të financohen masat e mëposhtme:
1. Për Masën I, për bashkëfinancimin e projekteve të ndërmarrësve që kanë tendencë rritjeje
dhe punësimi të ri, në masën prej 40% për ndërmarrësit nga shuma e përgjithshme e
mjeteve të ndara për secilën komunë veçmas;
2. Për Masën II, për bashkëfinancimin e projekteve të ndërmarrjeve të vogla në përputhje
me Rregulloren mbi rregullat për dhënien e ndihmës shtetërore (13/10, 100/11, 91/12,
37/13, 97/13, 119/14, 23/21 – rregullore të tjera, 66/21 – rregullore të tjera, 99/21 –
rregullore të tjera dhe 20/23 – rregullore), të cilat në përputhje me Ligjin për kontabilitet
("Gazeta Zyrtare RS" nr. 73/19 dhe 44/21 – ligj tjetër) kategorizohen si mikro dhe
ndërmarrje të vogla (në tekstin e mëtejmë: mikro dhe ndërmarrje të vogla), që kanë
tendencë rritjeje dhe punësimi të ri, dhe të gjitha në përputhje me Rregulloren mbi
rregullat dhe kushtet për dhënien e ndihmës së vogël (de minimis) ("Gazeta Zyrtare RS",
nr. 17/25), në masën prej 60% për mikro dhe ndërmarrje të vogla, nga shuma e
përgjithshme e mjeteve të ndara për secilën komunë veçmas.
Masa I
Mjetet e përcaktuara për Masën I arrijnë shumën prej 9.892.400,00 dinarë, dhe do të
shpërndahen ndër komunat proporcionalisht me përqindjen e shpërndarjes së mjeteve të
përgjithshme për këtë qëllim sipas komunave.
Mjetet e pashfrytëzuara nga Masa I do të shpërndahen brenda Masës II.

Mjetet e përcaktuara për Masën II arrijnë shumën prej 14.838.600,00 dinarë, dhe do të
shpërndahen ndër komunat proporcionalisht me përqindjen e shpërndarjes së mjeteve të
përgjithshme për këtë qëllim sipas komunave.
Qëllimi i konkursit është financimi i pajisjeve/makinave për subjektet afariste që
plotësojnë kushtet e këtij konkursi.
Shërbimi i Trupit Koordinues do të bashkëfinancojë deri në 70% (neto) të shpenzimeve
(pa TVSH) të blerjes për Masën I dhe Masën II nga pika 1.3, për mikro dhe ndërmarrje të vogla
si dhe për ndërmarrës.
Shpenzimet nuk përfshijnë tatimin mbi vlerën e shtuar, pagesa e të cilit është detyrim
ekskluziv i aplikuesit.
II. KUSHTET E KONKURSIT
Të drejtë për përdorimin e mjeteve të pakthyeshme kanë subjektet afariste, të regjistruara në
Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, dhe ato janë:
1. Personat juridikë të kategorizuar si mikro dhe ndërmarrje të vogla;
2. Ndërmarrësit;
të cilët janë të regjistruar për fushat e prodhimit dhe shërbimeve në sektorët:
B – minierat,
C – industria përpunuese,
D – furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim,
E – furnizimi me ujë, menaxhimi i ujërave të zeza, kontrollimi i procesit të mbeturinave dhe
aktivitete të ngjashme,
F – ndërtimtaria
(sipas Klasifikimit të Veprimtarive, “Gazeta Zyrtare RSˮ nr. 54/10 dhe faqes së internetit të Entit
Republikan të Statistikës www.stat.gov.rs), dhe të cilët kanë selinë në territorin e komunave
Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Përjashtimisht, mjetet mund të ndahen edhe në sektorin G –
kur përveç tregtisë me shumicë dhe pakicë, ndërmarrja në veprimtarinë e saj ka edhe prodhim.
Në këtë rast është e domosdoshme të dorëzohen: fotografi të reparteve, makinave ose
mekanizimit ekzistues, kartelat e mjeteve bazë për to, si dhe 3 fatura për mallra të dorëzuara ose
punë nga periudha e mëparshme.
Në sektorin G, mjetet nuk mund të përdoren drejtpërdrejt për tregti, si p.sh. për blerjen e
automjeteve shpërndarëse ose pajisjeve për objektet tregtare.
Mjetet e pakthyeshme nuk janë të destinuara për:
1. Aktivitetet dhe projektet për të cilat është miratuar tashmë ndonjë formë ndihme
shtetërore;
2. Mjetet e qarkullimit të përhershëm;

3. Projektet e fermave individuale të regjistruara bujqësore;
4. Projektet e lidhura me partitë politike;
5. Projektet në lidhje me:
a. industrinë e duhanit;
b. prodhimin e pijeve alkoolike të distiluara;
c. lojërat e fatit dhe bastet;
d. armët dhe municionin;
6. Kryerjen e shërbimeve të regjistruara në sektorët:
A – bujqësia,
H – transporti dhe magazinimi,
I – akomodimi dhe ushqimi,
J – informimi dhe komunikimet,
K – aktivitetet financiare dhe të sigurimeve,
L – biznesi i pasurive të paluajtshme,
M – aktivitetet profesionale, shkencore, inovative dhe teknike,
N – aktivitetet administrative dhe shërbimet mbështetëse,
O – administrata shtetërore dhe mbrojtja; sigurimi i detyrueshëm social,
P – arsimi,
Q – mbrojtja shëndetësore dhe sociale,
R – arti, argëtimi dhe rekreacioni,
S – shërbime të tjera,
T – aktivitetet e ekonomive familjare si punëdhënës; ekonomitë familjare që prodhojnë
mallra dhe shërbime për nevojat e tyre,
U – aktivitetet e organizatave dhe trupave eksteritorialë.
Vërejtje: Përjashtimisht, ekziston mundësia e ndarjes së mjeteve edhe në sektorin G – kur
përveç tregtisë me shumicë dhe pakicë, ndërmarrja ka edhe veprimtari prodhuese, dhe në atë rast
është e domosdoshme të dorëzohen: fotografi të reparteve, makinave ose mekanizimit ekzistues,
kartelat e mjeteve bazë për to, si dhe 3 fatura për mallra të dorëzuara ose punë nga periudha e
mëparshme.
Të drejtë për përdorimin e mjeteve të pakthyeshme kanë aplikuesit që plotësojnë kushtet e
mëposhtme:
a) Kushtet themelore
1. të kenë dorëzuar formularin e plotësuar të aplikimit pranë Shërbimit të Trupit Koordinues
me dokumentacionin përkatës, në përputhje me këtë program dhe konkursin e shpallur;
2. të mos kenë përdorur për të njëjtin qëllim mjete nxitëse që burojnë nga buxheti i
Republikës së Serbisë, buxheti i vetëqeverisjes lokale ose nga organizata donatore;
3. të kenë siguruar mjete financiare vetanake për bashkëfinancimin e projektit (shlyerja e
detyrimeve për blerjen e pajisjeve me cesion ose kompensim nuk lejohet);
4. të kenë shlyer detyrimet për tatime dhe kontribute;
5. të kenë shlyer të gjitha detyrimet për taksat lokale;
6. të jenë në pronësi shumicë private;

7. të jenë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve; të mos u jetë shqiptuar
ndalim i vlefshëm për ushtrimin e veprimtarisë brenda një viti para dorëzimit të aplikimit;
8. të ekzistojnë dhe të ushtrojnë veprimtarinë për të paktën tre vite në territorin e komunave
Preshevë, Bujanoc ose Medvegjë – selia e subjektit afarist të jetë në territorin e këtyre
komunave që nga viti 2021 (të kenë raporte financiare për tre vitet e fundit – 2022, 2023
dhe 2024);
9. deri në ditën e dorëzimit të aplikimit të kenë të paktën dy të punësuar me kontratë të
pacaktuar (dëshmi: formulari M4 dhe/ose MA);
10. llogaria e aplikuesit të mos ketë qenë në bllokadë në periudhën nga 1 janari 2025;
11. të mos jetë hapur procedurë falimentimi apo likuidimi ndaj tyre;
12. të mos jenë në vështirësi, sipas përkufizimit vijues:
Subjekti afarist në vështirësi është ai që nuk është në gjendje, me mjetet e veta, mjetet e
pronarëve/aksionarëve ose kreditorëve apo nga burime të tjera të tregut, të parandalojë humbjet
dhe i cili, pa ndërhyrjen e shtetit, në afat të shkurtër ose të mesëm, do ta kishte të rrezikuar
ekzistencën e tij.
Subjekti afarist konsiderohet në vështirësi nëse:
 nëse përgjegjësia për borxhet e tij është e kufizuar dhe ka humbur më shumë se gjysmën
e kapitalit bazë, prej të cilit në 12 muajt e fundit ka humbur më shumë se një të katërtën e
kapitalit bazë;
 nëse të paktën një person mban përgjegjësi të pakufizuar për borxhet e tij, dhe në raportet
financiare tregohet se kapitali i tij është zvogëluar për më shumë se gjysmën, prej të cilës
në 12 muajt e fundit është humbur më shumë se një e katërta e kapitalit;
 nëse i plotëson kushtet për hapjen e procedurës së falimentimit.
Subjekti afarist konsiderohet në vështirësi edhe nëse nuk është përmbushur asnjë nga kushtet
e mësipërme, por ekzistojnë tregues të qartë që tregojnë se është në vështirësi, si: rritja e
humbjeve, ulja e të ardhurave totale, rritja e stokut, teprica e kapaciteteve, ulja e rrjedhës së
mjeteve monetare, rritja e borxhit, rritja e shpenzimeve të interesit dhe rënia ose vlera neto zero e
pasurisë.
Në vështirësitë më të mëdha është subjekti afarist që është i paaftë të paguajë (insolvent) ose
ndaj të cilit është hapur procedurë falimentimi.
b) kushtet specifike
Një subjekt afarist nga territori i një komune mund të dorëzojë vetëm një aplikim për
propozim projekti për financim.
Subjektet afariste që kanë marrë mjete në konkursin e shpallur mbi bazën e Programit të
masave për shpërndarjen dhe përdorimin e mjeteve për subvencione për ndërmarrjet private në
vitet 2020, 2021, 2022, 2023 dhe 2024, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nuk kanë
të drejtë aplikimi në këtë konkurs. Në të kundërtën, aplikimi do të hidhet poshtë si i palejuar.

Subjektet afariste që kanë marrë mjete të pakthyeshme për subvencione në konkursin e
Shërbimit të Trupit Koordinues në vitet 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2018 dhe 2019 kanë të
drejtë aplikimi në konkursin e vitit 2025.
Gjatë përzgjedhjes së aplikimeve, përparësi do të kenë subjektet afariste që deri më tani nuk
kanë marrë mjete për subvencione në konkurset e Shërbimit të Trupit Koordinues, në rast se
arrijnë të njëjtin numër pikësh gjatë renditjes.
Aplikimet e subjekteve afariste kundër të cilëve zhvillohet procedurë gjyqësore për shkak të
mosrealizimit të detyrimeve nga kontratat me Shërbimin e Trupit Koordinues të Qeverisë së
Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë mbi ndarjen e mjeteve të
pakthyeshme për subvencione, do të hidhen poshtë si të palejuara.
Nëse subjektet afariste aplikojnë për mjete për blerjen e pajisjeve kompjuterike ose pajisjeve
që përdorin softuerë specifikë, pajisjet që do të blihen nuk duhet të jenë më të vjetra se 10 vjet.
Nëse subjektet afariste aplikojnë për mjete për blerjen e pajisjeve prodhuese që nuk përmbajnë
komponentë kompjuterikë dhe softuer, pajisjet që do të blihen nuk duhet të jenë më të vjetra se
25 vjet.
Nëse ndodh që dy subjekte afariste të kenë të njëjtin numër pikësh, përparësi ka subjekti që
ka dëshmuar se ka realizuar ndonjë projekt shoqërisht të përgjegjshëm.
c) Kuadri financiar
Shërbimi i Trupit Koordinues do të bashkëfinancojë deri në 70% (neto) të shpenzimeve
(pa tatimin mbi vlerën e shtuar) të blerjes për Masën I dhe Masën II nga pika 1.3, për mikro dhe
ndërmarrje të vogla, si dhe për ndërmarrës.
Shpenzimet nuk përfshijnë tatimin mbi vlerën e shtuar, pagesa e të cilit është detyrim ekskluziv i
aplikuesit.
Mjetet e pakthyeshme ndahen në përputhje me destinimin nga pika 1.3, si vijon:
a) Ndërmarrësit aplikojnë për ndarjen e mjeteve sipas kritereve:
1. Ndërmarrësit që nuk kanë detyrim për mbajtjen e librave afaristë (të tatueshëm me
paushallë) mund të aplikojnë për mjete deri në shumën maksimale prej 2.000.000,00
dinarë. Çelësi për shpërndarje është të ardhurat neto mesatare të realizuara gjatë dy
viteve të mëparshme, të cilat duhet të jenë të paktën dyfish i shumës së kërkuar.
2. Ndërmarrësit që mbajnë libra afaristë sipas sistemit të kontabilitetit të dyfishtë mund të
aplikojnë deri në shumën maksimale prej 3.000.000,00 dinarë, me të njëjtat kushte si
ndërmarrësit me tatim paušal, me kusht që përveç të ardhurave dyfish më të larta, të kenë
edhe dyfishin e vlerës së pasurisë së patjetërsuar, përkatësisht mjeteve të qëndrueshme.
b) Mikro dhe ndërmarrjet e vogla dhe ndërmarrësit nga fusha e industrisë përpunuese,
ndërtimtarisë, industrisë së riciklimit, të cilët kryesisht merren me prodhim, aplikojnë për
mbështetje financiare në shumën maksimale:

1. deri në 3.000.000,00 dinarë, pa tatimin mbi vlerën e shtuar, për projekte për blerjen e
pajisjeve për rritjen e kapacitetit të prodhimit ekzistues, rritjen e produktivitetit dhe
cilësisë ose sigurimin e një faze më të lartë të përpunimit të produkteve;
2. deri në 3.000.000,00 dinarë, pa tatimin mbi vlerën e shtuar, për projekte për blerjen e
pajisjeve për prodhimin e një produkti të ri, produkti me vlerë më të lartë bruto të shtuar,
rritjen e mundësive për eksport, përkatësisht zëvendësimin e importit ose zgjerimin e
tregut të shitjes, përmirësimin e pozicionimit në treg, blerjen e pajisjeve për prodhimin e
paketimit të ri të produkteve ose paketimit të ri të produkteve, blerjen e pajisjeve për
realizimin e shërbimeve të regjistruara në sektorët B deri në F (dhe G) sipas Klasifikimit
të Veprimtarive.
Pjesën tjetër të mjeteve, subjektet afariste janë të obliguara t’i financojnë nga burime
vetanake, që nuk burojnë nga buxheti i Republikës së Serbisë, buxheti i vetëqeverisjes lokale ose
organizata donatore. Mjetet vetanake për bashkëfinancimin e projekteve duhet të jenë të
siguruara në para.
Shlyerja e detyrimeve për blerjen e pajisjeve me cesion ose kompensim nuk lejohet. Për
bashkëfinancim nga burime vetanake nuk mund të përdoren mjete nga kredi, lizing apo
burime të tjera financimi që nuk mund të konsiderohen mjete vetanake. Shuma e ndihmës së
pakthyeshme të miratuar nuk mund të jetë më e vogël se 300.000,00 dinarë, pa tatimin mbi
vlerën e shtuar.
Mjetet do të përdoren në atë mënyrë që Shërbimi i Trupit Koordinues do të kryejë pagesa
direkte sipas profaturës te furnizuesi, përkatësisht te dorëzuesi, të cilin e zgjedh përfituesi i
mjeteve.
Mjetet për realizimin e masës nuk mund të përdoren për:
 detyrimet e prapambetura për taksa dhe tatime,
 huatë dhe këstet e kredive,
 shpenzimet e garancive, policat e sigurimit, interesat, shpenzimet bankare,
 trajnimet, certifikimin e produkteve, dallimet valutore,
 shpenzimet doganore dhe administrative, kreditimin e palëve të treta,
 shërbimet konsulente, shpenzimet për hartimin e projektpropozimit dhe mbledhjen e
dokumentacionit për aplikim në konkurs,
 shpenzimet e transportit të pajisjeve, shpenzimet e ekspertizave, trajnimet e punonjësve
dhe shërbime të tjera të lidhura me realizimin e projektit.
Investimet fillestare dhe vendet e reja të punës të lidhura me këto investime duhet të mbeten në
të njëjtën zonë, përkatësisht rajon, për të paktën tre vite pas përfundimit të projektit.
III. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Dokumentacioni që dorëzohet me aplikimin:

1. Formulari i aplikimit i plotësuar saktësisht, i vulosur dhe i nënshkruar – Formulari nr. 1A
ose 1B; Formulari i aplikimit duhet të përmbajë patjetër numrin e të punësuarve të rinj që
do të angazhohen – në të kundërtën, aplikimi refuzohet si i paplotë;
2. Deklaratë me shkrim, e nënshkruar dhe e vulosur, për pranimin e kushteve për ndarjen e
mjeteve – Formulari nr. 2;
3. Lista e pasurive të paluajtshme në datën 31 dhjetor 2024;
4. Formulari i shpenzimeve të projektit, i plotësuar, i nënshkruar dhe i vulosur, me
strukturën e bashkëfinancimit të aplikuesit, me paraqitjen e burimeve të siguruara të
mjeteve për bashkëfinancimin e projektit – Formulari nr. 3;
5. Arsyetim me të cilin shpjegohet se në ç’mënyrë pajisjet që do të blihen do të kontribuojnë
në uljen e konsumit të energjisë për njësi produkti, dhe i cili duhet të përmbajë patjetër:

a) Në rastin e zëvendësimit të pajisjeve ekzistuese:
– karakteristikat teknike të pajisjeve të reja që janë objekt i blerjes, si dhe të
pajisjeve ekzistuese, me të dhëna për konsumimin e energjisë për njësi
produkti ose në nivel vjetor dhe numrin e orëve të punës gjatë vitit;
– nëse pajisja është e shënuar me klasë ose shenjë tjetër të efikasitetit energjetik,
të jepen patjetër të dhënat për pajisjen ekzistuese dhe atë të re;
– masat për përmirësimin e efikasitetit energjetik në prodhim që do të
ndërmerren me instalimin e pajisjeve të reja.
b) Në rastin e instalimit të pajisjeve të reja:
– karakteristikat teknike të pajisjeve të reja që janë objekt i blerjes;
– nëse pajisja është e shënuar me klasë ose shenjë tjetër të efikasitetit energjetik,
të jepet patjetër ky të dhënat;
– masat për përmirësimin e efikasitetit energjetik në prodhim që do të
ndërmerren me instalimin e pajisjeve të reja.

Për blerjen e pajisjeve të përdorura, efikasiteti energjetik duhet të arsyetohet në detaje, dhe
këtë e bëjnë si blerësi ashtu edhe shitësi i pajisjeve; në rastin e blerjes së pajisjeve të reja,
supozohet se efikasiteti energjetik ekziston.
6. Vendimi i aplikuesit për furnizuesin e zgjedhur, përkatësisht dorëzuesin, me arsyetim dhe
profaturë.
7. Nëse subjekti afarist ka realizuar ndonjë projekt shoqërisht të përgjegjshëm, duhet të
dorëzohet një përshkrim i shkurtër i projektit dhe burimet e verifikimit.
Dokumentacioni që sigurohet në përputhje me nenin 9 dhe 103 të Ligjit për Procedurën e
Përgjithshme Administrative (“Gazeta Zyrtare RS” nr. 18/16 dhe 95/18 – interpretim autentik):
1. Ekstrakti nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve;
2. Akti themelues i aplikuesit (origjinal ose fotokopje e noterizuar);
3. Raportet financiare vjetore për vitet 2022, 2023 dhe 2024 (bilanci i gjendjes, bilanci i
suksesit dhe aneksi statistikor), të noterizuara nga kontabilisti dhe përfaqësuesi ligjor i
subjektit afarist, me listën e pasurive të paluajtshme në datën 31 dhjetor 2024;
– Ndërmarrësit dorëzojnë qarkullimin e realizuar të produkteve dhe shërbimeve
prodhuese në vitet 2022, 2023 dhe 2024, kopje të kontratave të lidhura me

blerësit dhe deklaratë të noterizuar (bazuar në formularin KPO), me të cilën
konfirmojnë:
– lëvizjen e të ardhurave nga shitja e produkteve/shërbimeve prodhuese në
vitin 2024 (rritja),
– investimet e ndërmarrësit kumulative në vitet 2023 dhe 2024,
– qarkullimin e realizuar të mallrave dhe shërbimeve prodhuese në vitin
2024 – në rast se ndërmarrësi nuk dorëzon ndonjë nga këto dokumente,
aplikimi refuzohet si i paplotë.

4. Formulari M4 dhe/ose MA për të punësuarit, si dhe ekstrakti PPP PD për tre muajt e
fundit para konkursit;
5. Formulari JCI – Formular i Administratës Doganore që dëshmon se tregu i plasimit të
mallrave dhe shërbimeve prodhuese është i huaj – në rast se aplikuesi në vetë aplikimin
ka shënuar se tregu i plasimit është i jashtëm; nëse formulari nuk dorëzohet, do të
konsiderohet se tregu i plasimit është i brendshëm;
6. Origjinali i vërtetimit nga dega kompetente e Administratës Tatimore se aplikuesi ka
shlyer të gjitha detyrimet për tatime dhe kontribute deri në datën e shpalljes së konkursit;
7. Origjinali i vërtetimit nga organi kompetent i vetëqeverisjes lokale se aplikuesi ka shlyer
të gjitha detyrimet ndaj vetëqeverisjes lokale deri në datën e shpalljes së konkursit;
8. Origjinali i vërtetimit nga organi kompetent se subjektit afarist, në vitin e fundit para
shpalljes së konkursit, nuk i është shqiptuar ndalim i vlefshëm për ushtrimin e
veprimtarisë – i lëshuar pas shpalljes së konkursit;
9. Vërtetimi i Bankës Popullore të Serbisë se llogaria e aplikuesit nuk ka qenë në bllokadë
që nga 1 janari 2025 – i lëshuar pas shpalljes së konkursit;
10. Vërtetimi i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve ose i gjykatës kompetente se ndaj tyre
nuk është hapur procedurë falimentimi apo likuidimi, i lëshuar pas shpalljes së konkursit.
IV. AFATI PËR DORËZIMIN DHE DORËZIMIN E DOKUMENTEVE
Afati për dorëzimin e aplikimeve në konkurs është 10.10.2025.
Aplikuesit do t’i dorëzojnë aplikimet me dokumentacionin përcjellës Shërbimit të Trupit
Koordinues personalisht ose me postë të rekomanduar në adresën:
Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë,

Bujanoc dhe Medvegjë

Bulevardi Mihajlo Pupin 2, 11070 Novi Beograd

Aplikimet dorëzohen në një zarf të mbyllur dhe të vulosur me shënimin: „Пријава за конкурс
– за средства за субвенције приватним предузећима у 2025. години у општинама
Прешево, Бујановац и Медвеђа, са напоменом „НЕ ОТВАРАТИ ПРЕ ИСТЕКА
РОКА“, me emrin e plotë dhe adresën e dërguesit në pjesën e pasme të zarfit.
Aplikimet që nuk dorëzohen në këtë mënyrë nuk do të shqyrtohen.

V. NDARJA E MJETEVE
Shqyrtimin, kontrollin e saktësisë formale, vlerësimin e aplikimeve dhe marrjen e
vendimit për ndarjen e mjeteve për subvencione e kryen Komisioni, i cili formohet me vendim të
ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së
Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Çdo aplikim vlerësohet mbi bazën e kritereve për vlerësimin e aplikimeve dhe përpilohet
lista e renditjes bazuar në numrin e pikëve në përputhje me kriteret.
Do të shqyrtohen vetëm aplikimet e plota dhe të dorëzuara me kohë.
Nëse disa aplikime kanë të njëjtin numër pikësh, përparësi do të ketë aplikimi në të cilin numri i
të punësuarve të rinj të planifikuar është më i madh.
Komisioni mund të kryejë kontroll shtesë të dokumentacionit të dorëzuar dhe të kërkojë
informacione shtesë gjatë vlerësimit dhe përzgjedhjes së aplikimeve (p.sh. kontrollin e çmimeve
të tregut të pajisjeve që do të blihen), por vetëm për aplikuesit që kanë plotësuar kushtet formale
nga Programi dhe konkursi. Vlerësimin e aplikimeve që plotësojnë kushtet formale të
përcaktuara në pikën 1.7, Komisioni e kryen sipas kritereve si vijon:
 lëvizja e të ardhurave nga shitja e produkteve/shërbimeve prodhuese në vitin 2024 në
krahasim me vitin 2023,
 rritja e numrit të të punësuarve 2024/2023,
 numri i të punësuarve,
 investimet e ndërmarra nga personi juridik në vitet 2023 dhe 2024 kumulativisht,
 tregu i plasimit të produkteve/shërbimeve prodhuese,
 qarkullimi i realizuar i mallrave dhe shërbimeve prodhuese në vitin 2024,
 treguesit financiarë të subjektit afarist – likuiditeti dhe profitabiliteti (numri i kontratave
të lidhura me blerësit, numri i blerësve me të cilët janë lidhur kontratat dhe vlera e
kontratave – për ndërmarrësit),
 ndikimi i aktiviteteve në rritjen e konkurrencës,
 efikasiteti energjetik i pajisjeve që do të blihen,
 nëse përfituesi i mjeteve ka përdorur tashmë mjetet e Shërbimit të Trupit Koordinues,
 lartësia e propozuar e bashkëfinancimit nga burimet vetanake,
 vlerësimi i numrit të të punësuarve të rinj me realizimin e investimeve,
 standardet e punës dhe pjesëmarrja e grave në punësim.
Kriteret e përmendura për pikëzimin e aplikimeve janë të detajuara në formularin „Kriteret
për vlerësimin e aplikimeveˮ.

Numri maksimal i pikëve që mund të arrijë një aplikim në bazë të kritereve të theksuara është
110.
Numri minimal i pikëve që duhet të arrijë një aplikim që t’i miratohen mjetet është 35.
Kriteret eliminatore për vlerësimin e aplikimeve:
– subjekti afarist nuk i plotëson kushtet themelore të konkursit;
– aktiviteti i propozuar nuk është në përputhje me aktivitetet që janë objekt i konkursit;
– aplikimi ka më pak se 35 pikë;
– subjekti afarist ka vlerë të likuiditetit nën 0,49.
Në përputhje me kriteret e përcaktuara, Komisioni do të bëjë renditjen e aplikimeve për
ndarjen e mjeteve. Komisioni, pas renditjes, në bazë të autorizimit nga vendimi, brenda 15 ditëve
nga data e skadimit të afatit për dorëzimin e aplikimeve, do të marrë vendimin për zgjedhjen e
aplikimeve për të cilat do të ndahen mjetet e pakthyeshme, të cilin e nënshkruan kryetari/ja i
Komisionit.
Kandidatët, aplikimet e të cilëve Shërbimi i Trupit Koordinues i ka refuzuar, kanë të drejtë
ankese brenda 8 ditëve nga data e pranimit të vendimit për ndarjen e mjeteve, në përputhje me
nenin 32 dhe 147 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative.
Në ankesë duhet të shënohet vendimi që kundërshtohet, numri dhe data e vendimit, arsyet për
paraqitjen e ankesës dhe shpjegimi.
Ankesa dorëzohet te ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të
Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nëpërmjet
Komisionit për vlerësimin dhe përzgjedhjen e aplikimeve për ndarjen e mjeteve për subvencione
për subjektet afariste në pronësi private, në adresën: Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së
Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Bulevardi Mihajlo Pupin
2, 11070 Novi Beograd, Beograd.
Mbi ankesën vendos ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues brenda
15 ditëve nga data e pranimit të ankesës.
Vendimi i ushtruesit të detyrës së drejtorit mbi ankesat është përfundimtar në procedurë
administrative.
Mjetet e miratuara të ndihmës së pakthyeshme do të paguhen në llogarinë e furnizuesit,
përkatësisht dorëzuesit.
Shërbimi i Trupit Koordinues do të nënshkruajë kontratë trepalëshe me përfituesit e mjeteve
dhe furnizuesit, përkatësisht dorëzuesit që ata kanë zgjedhur.
Aktiviteti për të cilin janë miratuar mjetet, si dhe të gjitha pagesat e lidhura me realizimin e
tij, duhet të fillojnë pas nënshkrimit të kontratës dhe të përfundojnë brenda 6 muajve nga data e
lidhjes së kontratës.

Përfituesi i mjeteve dhe furnizuesi i pajisjeve janë të detyruar që me rastin e nënshkrimit të
kontratës me Shërbimin e Trupit Koordinues të dorëzojnë: kambialin dhe autorizimin kambial,
kërkesën për regjistrimin e kambialit, si dhe garancinë bankare të rregullt të lëshuar në favor të
Shërbimit të Trupit Koordinues (nëse furnizuesi është person juridik i huaj).
Me rastin e nënshkrimit të kontratës, furnizuesi, përkatësisht dorëzuesi, është i detyruar të
dorëzojë origjinalin e vërtetimit nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve për subjektet juridike
vendore, përkatësisht nga organi tjetër kompetent për subjektet juridike të huaja, se ndaj tyre nuk
është hapur procedurë likuidimi ose falimentimi. Vërtetimi duhet të jetë lëshuar pas shpalljes së
konkursit.
Përfituesi i mjeteve është gjithashtu i detyruar të dorëzojë edhe kërkesën për pagesën e
mjeteve te Shërbimi i Trupit Koordinues.
Aplikuesi është i detyruar që pas përfundimit të aktiviteteve/projekteve t’ia dorëzojë
Shërbimit të Trupit Koordinues raportin mbi realizimin e aktiviteteve/projekteve të
bashkëfinancuara, përmbajtja dhe afati i dorëzimit të të cilit do të përcaktohen me kontratë.
Dokumentacioni i përmendur duhet të vihet në dispozicion të Shërbimit të Trupit Koordinues
gjatë kontrollit, pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve.
VI. FORMULARËT E KONKURSIT
Formularët e konkursit për dorëzimin e aplikimeve janë të disponueshëm në faqen e internetit
të Trupit Koordinues: www.kt.gov.rs dhe në faqet e internetit të komunave Preshevë
(www.presevo.rs), Bujanoc (www.bujanovac.rs) dhe Medvegjë (www.medvedja.ls.gov.rs).
Për pyetje shtesë mund t’i drejtoheni vetëm në formë të shkruar në e-mail:
fatos.mustafa@kt.gov.rs
Vërejtje: Ky tekst është përkthim në gjuhën shqipe i versionit zyrtar në gjuhën serbe

 

 

Kriterijumi za mikro i_mala_privredna drustva dopuna 2025

Kriterijumi za_preduzetnike_dopuna 2025

obrazac-1a-prijava-predloga-projekata-za-meru-1-preduzetnike-2025

obrazac-1b-prijava-projekata-za-meru-2-mikro-i-mala-privredna-drustva-2025

obrazac-broj-2-izjava-o-saglasnostima-sa-uslovima-poziva

obrazac-broj-3-obrazac-troskova-2025

Last modified: 22/09/2025

Comments are closed.