Srpski ( Test Verzija )|Shqip|

Kryetari i Komunës

  • Shaip Kamberi

     

    I lindur më 15 Tetor 1964, në Tërnoc të Madh të Komunës së Bujanocit. Shkollën Fillore dhe atë të mesme i kreu në Tërnoc rrespektivisht në Bujanoc, ndërsa studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Studimet i përfundoi në vitin 1989 duke marr titullin Jurist i diplomuar.Nga viti 2000 deri në vitin 2008 ishte korrespondent i gazetës “Zëri”, ndërsa në vitin 2001 ishte pjesmarrës në projektin e vizitës studimore të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve (International Visitor’s Programme) përmes Ambasadës së SHBA-ve në Beograd. Shaip Kamberi ishte edhe themelues i Organizatës Joqeveritare “Këshilli për të Drejtat e Njeriut”, Organizatë kjo e cila u themelua për të monitoruar, promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut. Në krye të Këshillit për të Drejtat e Njeirut, Shaip Kamberi qëndroi deri në vitin 2008. Gjatë vitit 2002-2006 dhe 2006-2008, Shaip Kamberi ishte Këshilltar në Kuvendin Komunal të Komunës së Bujanocit dhe gjatë kësaj periudhe ishte Shef i Grupit të Këshilltarëve të PVD-së. Në zgjedhjet lokale të vitit 2008, si kandidatë i Partisë për Veprim Demokratik, u zgjodh Kryetar i Komunës së Bujanocit dhe këtë detyrë e ushtroi deri në vitin 2012. Në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2014, Shaip Kamberi, u zgjodh Deputet në Kuvendin Republikan dhe në këtë pozitë qëndroi deri në vitin 2016. Në zgjedhjet lokale të vitit 2016, duke u rikandiduar për kryetar të Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe Lista zgjedhore të cilën ai e udhëhoqi arriti të fitoj zgjedhjet dhe kështu Shaip Kamberi u rizgjodh Kryetar komune, detyrë kjo të cilën vazhdon ta ushtrojë.

Comments are closed.