Srpski ( Test Verzija )|Shqip|

Drejtoria për financa

  • Boban Pavlović

    Kryeshef

    I lindur më 23.06.1972 në Bujanoc ku edhe ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme.

    Fakultetin Ekonomik e ka përfunduar në Nish. I punësuar në Administratën komunale të Bujanocit – Drejtorati për financa nga viti 2002.
    Nga viti 2010 e deri më tash, kryen funksionin e Kryeshefit të Drejtoratit për financa pranë Komunës së Bujanocit dhe është anëtarë i Këshillit për financa dhe pasuri publike në Konferencën e rregullt të qyteteve dhe komunave.
    Është i martuar dhe ka dy fëmijë, Dunja dhe Dimitrija.
    Njeh gjuhën Ruse.

 

  • Kompetencat e drejtorisë për financa

    Drejtorati për financa e organizon dhe bashkërendon procedurën e hartimit të buxhetit, jep udhëzime për përgatitjen e draftit të buxhetit dhe siguron miratimin e buxhetit sipas procedurës dhe mënyrës së paraparë me Ligjin mbi sistemin buxhetor.

    Përcjellë zbatimin e buxhetit dhe për këtë i informon organet ekzekutive së paku dy herë në vit.

    Në ekzekutimin e buxhetit Drejtorati për financa e kontrollon planin e ekzekutimit të buxhetit, bënë ndryshimin e aproprijimeve në pajtim me Ligjin mbi sistemin buxhetor, i kontrollon detyrimet e marra, i përcjellë të ardhurat dhe mjetet e ndara të buxhetit, jep rekomandime për shfrytëzuesit buxhetor. Për çdo muaj e informon Kryetarin e Komunës për të hyrat e planifikuara dhe të realizuara dhe për mjetet e ndara nga buxheti.

    Drejtorati për financa e projekton dhe i përcjellë derdhjen e mjeteve në llogarinë e konsoliduar të thesarit dhe të kërkesave për pagesën e shpenzimeve dhe definon kuotat tremjore, mujore dhe ditore të obligimeve të marra dhe pagesave. Menaxhon me mjetet e gatshme në llogarinë e konsoliduar të thesarit, i kontrollon shpenzimet dhe menaxhon me borxhin.

    Kryen punë të kontabilitetit, kryen pagesat, udhëheq me librin kryesorë të thesarit dhe me librat ndihmësе, përpilon raporte financiare dhe përgatit Draft Vendimin mbi llogarinë përfundimtare të buxhetit, për taksat lokale dhe administrative, për kompenzimet mbi shfrytëzimin e tokës ndërtimore, mbi shkallën e tatimit në pasuri dhe të vendimeve të tjera nga sfera e të hyrave publike.

    Kryenë punë profesionale dhe administrativo-teknike të cilat kanë të bëjnë me zbatimin e rregullave nga sfera e prokurimeve publike.

    Drejtorati për financa kryen punë të kontabilitetit për Administratën komunale, Bashkësitë lokale, për Fondet dhe për subjektet e tjera kur kjo i besohet me vendim të veçantë.

    Në kuadër të këtij drejtorati për kryerjen e punëve të prokurimeve publike formohet Shërbime për prokurime publike.

Comments are closed.