Srpski ( Test Verzija )|Shqip|

Drejtoria e Arsimit

  • Agim Hasani

    Kryeshef

    I lindur në vitin 1964 në fshatin Tërrnoc komuna e Bujanocit. Shkollën fillore e ka kryer në Tërrnoc, shkollën e mesme drejtimi “Teknik i Kimisë Organike” në Bujanoc,
    është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore departamenti i Kimisë në Prishtinë ( 1989/90) dhe ka marr titullin profesor i Kimisë. Studimet posdiplomike i ka mbaruar po në të njëjtin Fakultet drejtimi Mbrojtja e Mjedisit ( 2004) dhe ka marr gradën shkencore Magjistër i Shkencave të Kimisë.
    Ka punuar si profesor i kimisë në shkolla fillore të komunës së Bujanocit, ka qenë mbi pesë vite drejtor teknik i Ujësjellësit të qytetit.
    Nga viti 2008 deri ne vitin 2012, Kryeshef i shërbimeve dhe veprimtarive shoqërore, nga viti 2012/16 bashkëpuntor i pavarur profesional i arsimit.
    Nga viti 2016 ushtron detyrën e Kryeshefit të drejtoratit për veprimtari shoqërore. Është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

Comments are closed.